FITORJA

Profesori amerikan: Një marrëveshje e shpejtë mes Kosovës dhe Serbisë s’është e nevojshme

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Edward Joseph, profesor amerikan është i mendimit se një marrëveshje e shpejtë mes Kosovës dhe Serbisë nuk është e duhur.

Sipas Joseph, vetëm negociatat serioze dhe pa ndarje territoriale janë zgjidhja drejt dialogut Kosovë – Serbi.

“Jo, rruga, ne e dimë rrugën në Ballkan, ne e dimë se çka funksionon dhe çka nuk funksionon, dhe e dimë me siguri se llojet e marrëveshjeve të Karagjorgjëve janë një fatkeqësi dhe e dimë se çka funksionon. Nuk është se këtu në Ballkan njerëzit vetëm luftojnë me njëri tjetrin dhe nuk mund të kenë paqe. Marrëveshja e Ohrit në mes të maqedonasve dhe shqiptarëve funksionon, Marrëveshja e Prespës në mes të grekëve dhe maqedonasve funksionon”, tha ai.

GRANDEMALL

“Këto nuk ishin marrëveshje të fshehta të bëra nga individë në një mënyrë të shpejtë dhe të heshtur, jo. Këto ishin negociata serioze të cilat adresuan shqetësimet kryesore të të dy palëve. Kjo është ajo që duhet të ndodhë në mes të Serbisë dhe Kosovës dhe sigurisht ndarja territoriale nuk është një zgjidhje dhe as ndonjë ‘marrëveshje e shpejt e OPEK-ut”, tha Joseph.

Joseph thotë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti është i pavarur nga presidenti, Hashim Thaçi, andaj duhet të ketë konsensues për negociatat me Serbinë.

“Ky është veçanërisht rasti me Kosovën e cila nuk qeveriset nga një autokrat si Aleksandar Vuçiqi, por ka një sistem me qeveri, me kryeministër i cili është mjaft i pavarur nga presidenti, dhe këtu duhet të ketë konsensus. Nuk mund të ketë vetëm një individ i cili vrapon shpejt në një ‘model OPEK-u’ dhe të vendosë. Kështu nuk ndodh në asnjë vend serioz dhe as për asnjë negociatë serioze”, tha ai përballë Jeta Xharrës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.