ARKATANA

Profesor, akademik dhe ish-kryeparlamentar i Kosovës – kush ishte Nexhat Daci

/ 2 minuta lexim
HW

Nexhat Daci, ishte një figurë e shquar në jetën akademike dhe politike të Kosovës.Ai lindi në Tërnoc të Bujanocit dhe kreu shkollimin fillor dhe të mesëm në vendlindje dhe në Leskovc (1960). Studimet e larta për kimi i përfundoi në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Beogradit (1966), ku mbaroi edhe studimet pasuniversitare (1968), dhe më pas kreu një kurs pasuniversitar në Liezh, Belgjikë (1970).

Tezën e doktoratës e mbrojti në Universitetin e Zagrebit (1973), ndërsa studimet e pasdoktoratës i vazhdoi në Universitetin e Bradfordit, Angli (1974).

Nga viti 1966 e tutje, Daci zhvilloi një karrierë të gjatë akademike në Universitetin e Prishtinës, ku u zgjodh asistent, më pas ligjërues, profesor inordinar dhe në vitin 1984 mori titullin profesor ordinar.

Ai ka bërë udhëtime studimore në shumë vende të botës dhe ka qenë anëtar i institucioneve ndërkombëtare, përfshirë Shoqatën e Kimistëve Amerikanë (1985) dhe Akademinë Europiane për Çështje të Mjedisit (1987).

Ndërron jetë ish-kryeparlamentari Nexhat Daci

FIDANISHTJA

Në vitin 1994 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), ndërsa në vitin 1996 u bë anëtar i rregullt, më pas sekretar i përgjithshëm dhe kryetar i ASHAK (1999–2002). Në vitin 2014 u bë anëtar i Akademisë Europiane të Shkencave dhe të Arteve (ALLEA).

Veprimtaria shkencore e Dacit përfshinte studime mbi strukturën e substancës organike dhe inorganike të qymyrit të Kosovës, analizën e hirit nga termocentralet, mbrojtjen e mjedisit dhe trajtimin e ndotësve të ujërave urbane dhe industriale.

Ai ishte autor i teksteve universitare dhe monografive, si “Kimia organike” dhe “Struktura e substancave organike të qymyrit të Kosovës”, si dhe bashkautor i studimeve ndërkombëtare mbi kiminë për mbrojtjen e mjedisit.

Në jetën politike, Nexhat Daci ishte deputet i Parlamentit të Kosovës (2001–2011), kryetar i Kuvendit të Kosovës (2001–2006) dhe përkohësisht President në detyrë pas vdekjes së Ibrahim Rugovës (2006). Në vitin 2007 themeloi Lidhjen Demokratike të Dardanisë dhe u bë kryetar i saj, duke lënë gjurmë në skenën politike të vendit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.