FITORJA

Procesi i integrimit mund të zgjasë 15 vjet

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Pushteti fajëson politikat evropiane për stagnimin e procesit, derisa opozita drejton gishtin tek pushtetarët si shkaktarë të izolimit të Kosovës, shkruan sot, gazeta Zeri.

Procesi i integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian do të jetë një proces mjaft i vështirë dhe i gjatë i cili mund të zgjasë për plot 15 vjet. Nisur me një proces të stagnuar të liberalizimit të vizave i cili edhe më shumë e zhargit tërë procesin drejtë BE-së. Pushteti fajëson politikat evropiane për stagnimin e procesit, derisa opozita drejton gishin tek pushtetarët si shkaktarë të izolimit të Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi para pak ditësh në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian kritikoi BE-në se po përdor standarde të dyfishta karshi Kosovës.

UBT

Sipas tij, qasja e Bashkimit Evropian kundrejt Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave është krejtësisht e padrejtë. “E konsideroj jo të drejtë këtë qasje të BE-së ndaj Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave”, deklaroi Thaçi.

Ngjashëm u shpreh edhe Kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili për ngecjen në procesin e integrimit ia hodhi fajin BE-së po ashtu. Pavarësisht këtyre, ish-shefja e Bashkimit Evropian për politikë të Jashtme, Catherine Ashton, vlerësoi se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë drejt integrimit./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.