Fundamenti

Proces i qetë në Gjilan, përkundër dy rasteve të izoluara

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Ismet Hashni zëdhënës i policisë rajonale tha se në përgjithësi në rajonin e Anamoravës procesi zgjedhor është përshkruar i qetë në kuptimin e sigurisë. Sipas tij pos dy ratave të izoluara në Artanë e Viti votimi ka shkuar pa telashe. Ferid Shabani nga KKZ tha se deri ora 15.00 kanë dalur për të votuar 30.74% e qytetarëve.

Ismet Hashani tha se policia e Gjilanit e ka planin e saj operativ për ditën e zgjedhjeve ku ka të angazhuar një numër të madh të policëve në teren. Hashani tha se në Anamoravë përkundër dy rasteve të izoluara në Artanë e Tërpezë të Vitisë, procesi i votimit ka shkuar pa telashe dhe pa probleme të theksuara.

Kurse Ferid Shabani nga KKZ-ja tha për rajonipress se deri në ora 15.00 në Gjilan kanë dalur në votime 30.74% e qytetarëve, që krahasuar me rundin e parë ka më pak votues.

Për procesin zgjedhor është prononcuar edhe dega e LDK-së në Gjilan e cila ka apeluar tek qytetarët për dalje masive në votime.

RCCOLA

Saranda Bllaca zëdhënëse e LDK-së tha se sipas të dhënave që posedon Shtabi Zgjedhor i LDK-së në Gjilan, të cilat i ka marrë nga të deleguarit e saj nëpër qendrat e votimeve, deri në ora 14:00 kanë dalur në zgjedhje mbi 25% e qytetarëve.

Deri tani nuk është vërejtur ndonjë incident që do të dëmtonte procesin e mbarë të votimit në Gjilan.

Apelojmë te qytetarët gjilanas që të vazhdojnë të dalin në mënyrë solemne sa më masovikisht, për ta shprehur vullnetin e tyre qytetar tha Bllaca./rajonipress/