Problemi më i madh i Kosovës, sundimi i ligjit
Problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohet Kosova është sundimi i ligjit dhe problemet ekonomike të cilat po e vështirësojnë jetën e qytetarëve. Kështu ka vlerësuar ambasadori i Britanisë së madhe në Kosovë, Ian Cliff i cili në një intervistë për revistën “IP Magazinë” ka folur edhe për rrugën të cilën Kosova duhet të ndjek drejt anëtarësimit në BE.
Cliff ka folur edhe dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit duke e konsideruar si një hap tejet të rëndësishëm drejt normalizimit të mardhënieve në mes të të dyja shteteve.
“Mendojmë se është mirë që një gjë e tillë po ndodhë. Ne mendojmë se kjo është absolutisht e nevojshme për procesin e ardhshëm të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, ka thënë Cliff.
Ai ka vlerësuar se, si Kosova ashtu edhe Serbia janë të përkushtuara që ky proces të funksionojë dhe të ec përpara. “Në fakt, ne me siguri do të kemi zgjedhje vitin e ardhshëm në Kosovë dhe Serbi, por mendoj se çdo Qeveri tjetër në Beograd ose në Prishtinë, në praktikë, duhet ta çoj përpara këtë proces”.
Duke folur për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, ambasadori Cliff ka konsideruar se duhet ende të përmbushen shumë obligime drejt rrugës për në BE.
“Procesi integrimit në BE po bëhet gjithnjë më i komplikuar për shkak që vetë Bashkimi Evropian në vetvete është bërë më i komplikuar. Kështu që. Kjo çështje me të cilin vendi im u përball kur u anëtarësua në vitin 1973 ishte shumë më ndryshe nga ajo me të cilën tani po përballen të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, teksa po i bashkohen BE-së, kështu që, ka shumë detyra për tu realizuar në qoftë se flasim për sundimin e ligjit, standardet e të drejtave të njeriut, standardet evropiane”. Është shprehur CLiff.
Duke folur për procesin e integrimit të Kosovës në BE, Cliff ka evidentuar disa nga problemet me të cilat Kosova po ballafaqohet e që njëherit duhet të përmirësohen për të arritur këtë qëllim.
“Problemi më i madh lidhet me sundimin e ligjit, sikurse, lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër korrupsionit, standardet evropiane të tenderimit, dhe mendojë se duke qenë të lidhura me qeverisjen e mirë të reformës së shërbimit civil, të gjitha këto gjëra shkojnë së bashku. Kjo lloj kutie e sundimit të ligjit dhe rendit mendojë se është më ë vështira për Kosovën. Por, ekzistojnë edhe disa problem ekonomike. Në fakt, një gjë të cilën politikanët këtu nuk e kanë menduar edhe aq shumë janë standardet mjedisorë që lidhen me anëtarësimin në BE”, ka përfunduar ai.
Cliff ka folur edhe për rastet e shpeshta ku të rinjtë nga Kosova po mësyjnë Evropën nëpërmjet rrugëve ilegale duke thënë se duhet të bëhet shumë që fillimisht të ulet papunësia dhe këtyre të rinjve tu sigurohet një jetese e mirëqenë. /Indeksonline/


