Fundamenti

Problemi i Luginës duhet të ndërkombëtarizohet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Një delegacion nga radhët e Lëvizjes së Progresit Demokratik, të prirë nga lideri i saj Jonuz Musliu, vizituan Ali Ahmetin, kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, në Maqedoni.

Gjatë këtij takimi, përveç përgëzimeve të shprehura nga Jonuz Musliu, për fitoren e historike të BDI-së, në të dy rrethet zgjedhore në Maqedoni, gjithashtu në agjendën e këtij takimi u bisedua për gjendjen e ashpërsuar politike në Luginën e Preshevës.

Musliu, e njoftoi kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, për diskriminimin sistematik shtetëror, që ushtron Beogradi ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

UBT

Në fokus të këtij takimi ishte, gjithashtu, dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit dhe reflektimi i këtyre proceseve edhe në rajonin e Luginës së Preshevës. Lëvizja e Progresit Demokratik, vazhdimisht ka kërkuar ndihmën e faktorëve relevantë shqiptar në Tiranë, Prishtinë dhe Tetovë, në mënyrë që çështja shqiptare e Luginës së Preshevës të internacionalizohet dhe të ndërkombëtarizohet. Beogradi, nuk ka vullnet për t’i zgjidhur problemet e shqiptarëve, por përkundrazi krijon probleme të reja, për t’i dëbuar nga vatrat e tyre stërgjyshore. E kemi thënë qartë se nuk ka privilegje për serbët e Kosovës e në anën tjetër të mohohet reciprociteti edhe për shqiptarët e Luginës, i tha mes tjerash zoti Musliu, kryetarit të BDI-së.

Dy bashkëbiseduesit u dakorduan se zgjidhja më e mirë për Ballkanin Perëndimor do të ishte, që Serbia të nënshkruaj Marrëveshjen dhe të pajtohet me realitetin e ri të krijuar në Republikë e Kosovës.

Sipas tyre, ndryshimi i kufijve në rajon nuk është zgjidhje sepse do të ketë domino efekt negative në vendet fqinje dhe mund të shkaktojë trazira të reja në këtë rajon, njofton Qendra për Informim e LPD-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.