ARKATANA

Problemet e përditshme, brengë e shoqërisë e mohim prej Qeverisë!

/ 7 minuta lexim
Fundamenti

Nga Kosovare Haziri – Tё rinjtë e sotëm, jetojnë nё një botё që karakterizohet me ndryshime tё shpejta e tё mëdha. Rinia ёshtё kategoria ose pjesa mё e re dhe mё e ëmbël e jetës sё njeriut, nёse ajo shijohet ashtu si duhet, por nёse ajo jepet pas veseve jo tё mira, atёherё vlerat e saj fondamentale humbin, nënçmohen dashur apo pa dashur, duke rёnё kështu nën mëshirën e dikujt tjetër.

Artikulli nё fjalё ka për objektiv pasqyrimin e gjendjes reale, e cila gjendje rënd po dëmton trupin publik-shoqërinë. Përmes këtij publikimi tekstual dua ti paraqes disa nga efektet negative, që ёshtё duke prodhuar në vazhdimësi ky nivel qeverisёs.

Tё rinjtë e sotëm, jetojnë nё një botё që karakterizohet me ndryshime tё shpejta e tё mëdha. Rinia ёshtё kategoria ose pjesa mё e re dhe mё e ëmbël e jetës sё njeriut, nёse ajo shijohet ashtu si duhet, por nёse ajo jepet pas veseve jo tё mira, atёherё vlerat e saj fondamentale humbin, nënçmohen dashur apo pa dashur, duke rёnё kështu nën mëshirën e dikujt tjetër.

Një pjesë e madhe e rinisё sonë fatkeqësisht ёshtё e dhёnё pas alkoolit e dukurive tjerave që e dëmtojnë pariparueshëm shëndetin dhe moralin njerëzorë nё përgjithësi.

Pasojat e alkoolit pasqyrohen edhe nё veprimet e fatkeqësive tё ndryshme tё komunikacionit, që nё pjesën dërrmuese tё rasteve përfundimet janë fatale.
Disa tё rinjё alkoolin e përdorin si zgjidhje tё problemeve sociale sikur janë varfëria, mungesa e vendeve tё punës, dashuria, mjedisi shoqërorë dhe shumë raste tjera. Pra janë një varg i arsyeve tё cilat tё rinjtë i përdorin ato substanca jo vitale për individin e shoqërinë.

Ajo çfarë i rregullon këto probleme sociale natyrisht se ёshtё edukata prindërore dhe ajo shkollore tё cilat njëherit janë masat mё efektive për parandalimin e tij. Natyrisht papёrjashtuar edhe institucionet shkollore tё cilat janë bartëse tё zhvillimit shoqërorë. Në Kosovë, përkatësisht në institucionet shkollore, mungojnë mjaftueshëm ligjërata mbi efektet negative të cilat i kanë këto dukuri, dhe sa ndikojnë në degjenerimin e shëndetit shoqërorë.

Fatkeqësisht shumica e tё rinjve merren me përdorimin e cigareve, alkoolit, ka edhe prej tyre qё përdorin narkotik, ky shqetësim i përgjithshëm i cili vie si rezultat i mosekonomizimit tё vendit, po ndikon negativisht nё moshën rinore. Kjo linjë vazhdohet edhe me depresionet dhe vetëvrasjet tё cilat janë mё tё shpeshta tek tё rinjtë dhe ata nё moshë tё mesme, sidomos tek meshkujt tё cilët e bartin barrën e sigurt tё mbijetesës nё familje. Për të kuptuar efektet negative të këtyre dukurive, është e nevojshme ti hidhemi një sy Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Kjo katrahurë është si rezultat i qeverisjes së dhunshme e cila vazhdohet vetëm pse iu përshtatet trupit politik.

Produktet e qeverisjes negative dhe pa perspektivë mandej po prodhojnë edhe migrimin apo imponimin për tё migruar nё shtete perëndimore.

Një shembull të tillë kishim edhe periudhën e viti 2014-2015. Pra janë këto faktor kyç tё cilët po ndikojnë tek të rinjtë e Kosovës, që tё marrin Evropën nё sy vetëm për tё krijuar një ekzistencë mё tё qëndrueshme.

Sipas tё dhënave që janë tё disponueshme nё institucionet relevante nё Kosovë kemi zyrtarisht 145.000 tё papunë, dhe mbi 700.000 persona që janë tё aftë për punë por që nuk janë tё përfshirë nё tregun e punës pёr shkak tё qoorientimin tё tregut ekonomik, pa përjashtuar edhe monopolizimin e kësaj sfere.

Uji Dea

Sipas hulumtimeve që janë evidente dokumentohet se pjesëmarrja e popullatës aktive nё fuqinë punëtore nё Kosovë ёshtё mё e ulëta, duke u krahasuar me ato vend tё cilat nuk ekziston minimum i rregullit tё pёrgjthshёm. Struktura e punësimit gjithashtu nuk ka vend për ndonjë shpresë, mbase ajo si e tillë ёshtё krijuar ose ёshtё nё atё gjendje pёrshkak tё mungesës sё idesë ekonomike, çka fillimisht një gjë e tillë nuk iu ishte besuar tё parit tё Qeverisё, pasi posedon edhe thirrjen ekonomike.

Ideja e kësaj qeverisje ka qenё që sektori publik si mundësi ekskluzive për zhvillim e progresim ёshtё dekonstruktuar pothuaj se gjithë. Aktualisht punёdhёnёsi mё i madh përpos edhe disa biznese private nё Kosovë, ёshtё sektori publik, përfshirë këtu edhe ndërmarrjen publike si PTK. Mirëpo PTK-ja, si kompani publike, gjithnjë prej akterëve politike ёshtё konsideruar si resurs fitimprurës, dhe sipas gjithë dëshmive, ajo ёshtё munduar tё përkthehet nё pronë private ose të dëmtohet tejet shumë. Në këtë frymë kemi edhe kontratën skandaloze mes PTK-s dhe Z-mobile, gjë që kjo kontratë i shkakton humbje PTK-s, afërsisht 30 milion euro.

Kësaj logjikё qeverisëse çka do duhej ti përbente shqetësim institucional, ajo e ka përkthyer nё kulturë thuaja tё përditshme, çdo ditë dëgjon për padrejtësi në institucione të ndryshme. Kjo vjen prej faktit se qeverisja deri mё tani akoma nuk ka arritur qё gjithë kërkesat e qytetarëve ti materializoj përmes veprimeve konkrete, në mënyrë që vendi ti drejtohet orientimit ekonomik.

Papunësia nё Kosovë ёshtё shndërruar nё një kulturë tё përgjithshme, dhe prej organeve kompetente aspak nuk shihet si diçka serioze me tё cilën shteti duhet tё merret seriozisht. Pra, çka konsiderohet e pazakonshme prej organeve relevante, ёshtё moszhvillimi i ekonomisë dhe vendosja e shoqërisë nё baza tё paqëndrueshme. Mirëpo, nuk përbën leverdi pasi vetëm përmes kësaj situate ata arrijnë të implementojnё planin e tyre korruptiv.

Kosova problemin mё tё cilin do duhej tё merrej, e ka anashkaluar totalisht. Nё një vend normal dhe ku ekziston aparati shtetërorë nё gjendje funksionale, ai zhvillon debat tё konsiderueshme vetëm për tё rikthyer punësimin si bazament socio-ekonomik, çka për çdo shtet përbën faktorin relevant.

Shteti ynë po tё merrte si prioritet çështjen e punësimit, pra ekonominë prodhuese atёherё do duhej tё ishte në një mënyrë tjetër të trajtuarit si nivel të institucioneve ashtu edhe në të bërit politikё nacionale. Ajo breng e përgjithshme do tё duhej tё debatohej ditё e natë meqë ёshtё edhe problem themelore dhe jo tё lihet anash. Çdo vend demokratik, përparësi i jep zhvillimit të brendshëm, pasi vetëm ai krijojnë mundësi për ndryshime tjera.

Aktualisht papunësia dhe varfëria si dy dukuri shqetësuese janë prezent mjaft nё Kosovë. Fenomeni i dytë prodhohet si rezultat i dukurisë se parë, pra aty ku nuk ka zhvillim ekonomik për gjithë shoqërinë pa dallime, aty krijohen gjithë mundësitë për dominim të varfërisë. Këto dy fenomene, me tё cilat përballemi qe 17 vite, prodhojnë efektet e tyre negative që nuk janë tё pakta për njё funksionim stabil shoqërorë, shtetërore si dhe shpirtërorë ﴾ pa shqetësime﴿ .

Pra, problemet tё cilat u përmenden edhe mё lartё, janë efekte negative, tё cilat prodhojnë edhe situata tё rënda, ato mund tё barten nё çdo sferë dhe janë tё pranishme tek tё gjitha shtresat shoqërore. Një i ri ndodh që pёrshkak tё gjendjes sё rënd ekonomike detyrohet tё përfshihet nё aktivitete kriminale me tё vetmen arsye vetëm që të përballoj varfërinë që e ka përfshirë.

Mandej një fenomen i tillë ёshtё i shprehur mjaft shumë, kjo pastaj krijon gjithë devijimet tjera. Gjithë qeverisjet e deritanishme, nuk kanë krijuar koncept tё drejtё ekonomik, çka do tё kishte me qenё hapi mё vendimtarë për tё ardhmen e tё rinjve nё veçanti avancimin e shoqërisë./rajonipress/

Autorja: Kosovare Haziri, studente e shkencave juridike në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.