GRANDEMALL

Proamerikanët e Qeverisë

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Nga Arbana Xharra – Sa herë që dikush kritikon veprimet e Partisë kinse Demokratike të Kosovës (PDK), shpallet zyrtarisht antiamerikan dhe gjithsesi proserb. Ky pushtet me çdo kusht tenton të mashtrojë opinionin se secili veprim i tij është proamerikan. Nga kreu i qeverisë, Hashim Thaçi, e deri te më e fundit birë e kavallit të këtij tabori, sa herë që iu dhemb kritika, hidhen në sulme frontale dhe pa asnjë argument, duke luajtur me kartën më të dobët: kartën e antiamerikane!

Kush janë këta njerëz që e kanë tabiat të na flasin si mbrojtës të vlerave amerikane derisa vetë ndiqen nga drejtësia ndërkombëtare? Kryeministri Hashim Thaçi është i pari, i cili po hetohet nga hetuesi amerikan John Clint Williamson. A ka më proamerikan të madh në Kosovë se Thaçi, kreu i qeverisë së korruptuar, por gjithsesi “proamerikane”. Kjo është me rëndësi.

Proamerikan është edhe ministri i punëve të brendshme dhe i dallavereve, Bajram Rexhepi, me 500 e kusur afera? Skandali 1.4 milionë euro me pasaporta, i cili u shtri në mediat më prestigjioze evropiane është vetëm njëri prej shumë skandaleve që në vazhdimësi rrjedhin nga kjo ministri. Proamerikan është edhe Azem Syla, i cili ka keqpërdorur sistemin social zviceran duke përvetësuar gati gjysmë milioni franga nga sigurimet sociale të këtij vendi dhe rrjedhimisht është dëbuar nga ky vend.

Imagjinojeni ky person thuhet të ketë qenë “komandant suprem i UÇK-së” dhe bashkë me partinë e tij u referohen vlerave amerikane, por në fakt shkelin çdo gjë që përfaqëson Amerika si demokraci e madhe. Proamerikani tjetër është Xhabir Zharku (alias Pallma), i cili arratiset si kusar nga Kosova, ndonëse kishte një urdhërarrest të lëshuar për kërcënim e armëmbajtje pa leje. Shikojeni qeverinë “proamerikane” të Hashim Thaçit, e cila e lejon Xhabir Zharkun që pa “një therr në këmbë” të kalojë kufirin.

FIDANISHTJA

Zharku i ikën drejtësisë, e cila sipas pushtetit aktual është e ndërtuar mbi vlerat e sistemit amerikan dhe evropian. Sami Lushtaku, i dënuar nën akuzat për pengimin e një gjyqtari në realizimin e punës në terren dhe më pas kërcënimin e tij, Qemajl Mustafa, i cili abuzoi me pronën shtetërore duke ua dhënë ortakëve të tij, e shumë të tjerë janë vërtet “proamerikanë”. “Proamerikanë” mund të quhen edhe të gjithë ata padronë të PDK-së që prej vitesh keqpërdorin demokracinë, shkelin ligjet, vrasin virtualisht kritikët, i fryjnë racizmit dhe tallen me çdo vlerë evropiane.

Partia kryesore antiamerikane në Kosovë është PDK dhe për këtë flet vetë bilanci i qeverisjes së saj. Nuk ka përfituar asgjë populli i Kosovës nga kjo qeverisje. Kemi një kabinet qeveritar të përgjuar dhe të dyshuar për krim e korrupsion, të dehur nga babëzia e paparë ndonjëherë në këtë vend dhe të prirë që krejt fëlliqësitë t’i fsheh nën maskën e “miqësisë me Amerikën”. Por, e vërteta është që edhe diplomatë amerikanë që konsideroheshin të afërt me aferat kanë potencuar se Kosova me këtë mentalitet qeverisës të prirë nga Hashim Thaçi po shkon drejt degradimit të Kosovës në shtet të dështuar.

Sa më shpejt që këtë e kupton shoqëria kosovare, aq më mirë do të jetë dhe do të kemi më pak pengesa në rrugën tonë të integrimit në BE. Me këtë klasë politike antiamerikane, antievropiane dhe antiperëndimore integrimi i Kosovës merr fund në urën mbi lumin Ibër, aty ku përzihen interesat dhe bizneset e kriminelëve serbë dhe “proamerikanëve kosovarë” të partisë së xhabirave.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.