Eko Higjiena

“Pro Credit Bank” ndihmon “Arbërinë” me 30 kompjuterë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – “Pro Credit Bank” i ka dhuruar sot 30 kompjuterë Shkollës së Mesme të Agrobiznesit dhe teknologjisë, “Arbëria”, në Gjilan, mbështetje kjo që është mirëpritur nga drejtues të shkollës. Këta të fundit, kanë falënderuar përfaqësuesit e kësaj banke, të cilët kanë marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të tyre.

Bekim Musliu, në emër të “Pro Credit Bank”, ka thënë se nga një numër kërkesa që kanë pasur, në rast kanë vendosur që ta ndihmojnë Shkollën e Mesme të Agrobiznesit dhe teknologjisë, “Arbëria”. “Ne shpresojmë që këta kompjuterë do t’u hyjnë në punë nxënësve të kësaj shkolle gjatë procesi të mësimit. Gjithashtu, besojmë që kjo nuk do të jetë ndihma e fundit dhe as bashkëpunimi i vetëm që do ta kemi me këtë shkollë”, ka thënë Musliu.

GRANDEMALL

Ndërsa, drejtori i kësaj shkolle, Nehat Salihu, ka vlerësuar lartë këtë ndihmë duke thënë se ajo u vjen në momentet më të duhura. “Tani, siç e dini, ne këtë vit jemi në objekt të ri të shkollës. Falë ndihmës së donatorëve, janë bërë investime të rëndësishme. Sot, po kompletohet me kompjuterë edhe kabinet i lëndës së Teknologjisë informative. Sigurisht, tash, krahas pjesës teorike, nxënësit e shkollë sonë do të mund të marrin dije edhe në aspektin praktik. Për këtë gjest, të dhurimit të këtyre kompjuterëve, unë dëshirojë ta falënderojë Pro Credit Bankën, të cilës i dëshirojë sukses të shumta”, ka thënë Salihu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.