UBT

Prizreni i prishjes së planeve të “liderëve të Luginës”

/ 4 minuta lexim
United Hospital

Nga Baki Rexhepi – Seç dëgjova e lexova kohës së fundit komente e ç’komente, deklarata e dreq-klarata, analiza e ç’analiza, krekosje e përpëlitje, të hiq më pak se njerëzve që tashmë e kanë pagëzuar vetën “lider të Luginës së Preshevës”.

Është për të ardhur keq se si disa “lider”, që nuk gëzojnë as pesëdhjetë përqindëshin e besimit të shqiptarëve të Luginës, në vend që të përshëndesin dhe falënderojnë dy qeveritë shqiptare për vendimin e formimit të Fondit Humanitarë për Luginën, ata krekosen si gjeli mbi pleh dhe me arrogancë në emër të gjithë shqiptarëve të Luginës e refuzojnë ndihmën e hiq më pak se dy shteteve shqiptare në Ballkan. Madje këtij tabori të “liderëve” i bashkëngjiten edhe shoqata që vetën e quajnë humanitare,…

Se në ç`gjendje është Lugina e Preshevës, se kush e udhëheq atë, se cili nga politikanët apo “liderët” e këtushëm është partneri i Qeverisë së Shqipërisë apo i Kosovës, u pa më së miri gjatë dy ditëve të fundit dhe kjo nuk do koment.

Njerëz të prirë pas mjeteve materiale, pa vizion, me ngecje në zhvillim patriotik dhe pas as një ndjenjë kombëtare! – kjo është përshtypja për këta lider. Për këta përfaqësues të një grusht votuesish që tashmë kanë uzurpuar edhe këtë pak hapësirë, duke caktuar si prioritet interesin e tyre personal, duke zhvilluar nepotizmin, duke politizuar çdo institucion pa mëshirshëm, duke keqpërdor mjetet e taksapaguesve të shkret të cilët ndonëse janë të papunë obligohen medoemos që taksat t`i paguajnë, duke zhvatur e keqpërdor mediet, vetëm e vetëm për ta dëshmuar veten e tyre si “lider” dhe pa “vetëdijshëm” duke i kontribuar boshatisjes së Luginës!

Në këto rrethana nuk ka dyshim se takimi i Prizrenit i dy qeverive shqiptare, prishi planet e “liderëve” të Luginës, të cilët që nga paralajmërimet e formimit të Fondit për Luginën, kishin filluar të lëshojnë jargët e tyre sikur bisha para gjahut.

Fundamenti

Por, befasia ndodhi në momentin e përcaktimit të shumës së fondit, filluan pakënaqësitë e “liderëve”, pa analizuar as një të vetmin sekondë domethënien e emërtimit të këtij Fondi Humanitar për Luginën e Preshevës!

Fondi Humanitarë për Luginë e Preshevës i formuar nga dy qeveritë e dy shteteve shqiptare në Ballkanë, Republikës 101 vjeçare të Shqipërisë dhe Republikës shtatë vjeçare të Kosovës, në kohën e përpjekjeve të integrimeve Europiane, është mjaftë i qëlluar dhe në kohën e duhur. Si i tillë ky fond është më se i mirëseardhur për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe të Medvgjës, pavarësisht miopisë së “liderëve” të këtushëm, të cilët fatkeqësisht duke u krekosur me hijen e tyre në sabah, kanë harruar vargjet e Fan Nolit, të shkruara në poemën “Anës lumenjve”. Ndaj duke i futur në telash analize këta “liderë” po ua citoj si përfundim disa vargje të kësaj poeme domethënëse:

“Dhe një zë vëngon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet, …”

(Autori është drejtues i të vetmes së përjavshme në Luginë, “NACIONALI” – opinionet janë personale)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.