Uji Dea

Privilegje për investuesit

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Me Ligjin për investimet e huaja, kompanitë e huaja që ia mësyjnë Kosovës marrin shumë privilegje. Përveç që paguajnë më pak tatim, Qeveria ka marrë edhe përgjegjësi financiare ndaj tyre në rast të ndonjë problemi. Drejtuesi i STRAS-it, Ibrahim Rexhepi, thotë se me këtë po diskriminohen investuesit e brendshëm.

Qeveria e Kosovës u ka dhënë një mori privilegjesh investuesve të huaj me Ligjin për investimet e jashtme. Me këtë ligj, kompanitë e huaja që ia mësyjnë Kosovës, përveç që do të paguajnë më pak tatim, sigurohen nga Qeveria edhe në aspektin financiar në rast të ndonjë problemi.

Nga shoqëria civile këto privilegje po shihen të tepruara dhe diskriminuese ndaj investuesve të brendshëm.

Drejtori ekzekutiv i Qëndresë për Studime Strategjike dhe Sociale, Ibrahim Rexhepi përmes një komunikate ka thënë se Kuvendi i Kosovës nuk do të duhet ta miratojë Ligjin për investimet e huaja, i cili është proceduar nga Qeveria e Kosovës në Kuvend dhe i sponsorizuar nga Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë.

Sipas Rexhepit, për kthimin e tij në rishkrim ekzistojnë disa arsye, më kryesore është ajo se ky ligj diskriminon investuesit e brendshëm dhe Qeverinë e Kosovës e bën vartës të investuesve të huaj.

“Kjo qasje mund të jetë e pranueshme vetëm nëse ka për qëllim të rritë efikasitetin dhe kujdesin e institucioneve publike. Mirëpo, krejt defekti del nga fakti se këtë privilegj nuk e kanë investitorët e brendshëm. Po ashtu, autoritetet publike nuk mund të kenë asnjë lloj imuniteti ligjor (!) nëse shkelin këtë nen. Pra, ata duhet të pranojnë e me asgjë nuk guxojnë të veprojnë kundër interesave të investitorit të jashtëm”, ka thënë Rexhepi.

E keqja tjetër është se kur është në pyetje investuesi nga brenda, ajo mund të ndryshojë ligjet kurdo që ka dëshirë dhe të mos marrë asnjë përgjegjësi nëse atyre u shkakton dëme.

FIDANISHTJA

“Qeveria e Kosovës nuk ka nevojë të hyjë në obligime të këtilla financiare, meqenëse kostoja e tyre mund të jetë mjaft e lartë. Po ashtu, sërish ajo do të paraqitej e papërgjegjshme ndaj investuesve të brendshëm”, thotë Rexhepi.

Zgjidhja më e mirë, sipas tij, është zhvillimi i tregut të sigurimeve.

“Të gjendet zgjidhje ligjore , sipas të cilave në rastet specifike nuk mund të zhvillohet asnjë aktivitet afarist pa pasur sigurim. Në rastet e tjera, mungesa e sigurimit shkon në dëm të investitorit”. Me këtë zgjidhje, Qeveria e Kosovës rrit mekanizmat e sigurimit, heq përgjegjësinë e drejtpërdrejtë nga vetvetja, por edhe forcon tregun e sigurimeve në vend”.

Sipas STRAS-it, neni 19, pika 2 e këtij ligjit thotë se ë rast të konfliktit ndërmjet ndonjë dispozite të këtij ligji dhe dispozite të ndonjë ligji të aplikueshëm në Kosovë, dispozitat e këtij ligji do të mbizotërojnë me kusht që ligji i tillë përmban qëllim të shprehur qartë për të evituar zbatimin e një dispozite të këtij ligji.

“STRAS përmes këtyre ndryshimeve në ligjin e propozuar insiston për trajtim të barabartë të të gjitha subjekteve ekonomike në Kosovës, pa marrë parasysh prejardhjen e kapitalit. Kjo është me rëndësi të veçantë për faktin se nuk mund të kemi zhvillim ekonomik e social të qëndrueshëm, përderisa biznesi dhe investitorët vendorë nuk forcohen me qëllim të krijimit të partneritetit me ata nga jashtë”, thuhet aty.

Ndryshe, investimet e huaja në Kosovë vazhdimisht janë në rënie dhe shkak për këtë vlerësohet të jetë ambienti i pasigurt për investuesit dhe probleme tjera.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.