RCCOLA

Privatizimi të kthehet në binarët legal

/ 1 minutë lexim

Profesori i ekonomisë, njëherësh deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Muhamet Mustafa, adreson një varg kritikash ndaj ekzekutivit për procesin e privatizimit në vend.

Ai e akuzon Qeverinë e Kosovës se po i shet ndërmarrjet më të suksesshme në vend pa plan dhe pa ndonjë konsensus bazik në shoqëri për interesat strategjike nacionale.

Hidromorava

Kjo formë sipas tij, nuk ka dhënë efekte të kënaqshme në ekonomi, përveç që ka sjellë telashe socio-ekonomike dhe ka tërhequr investitor të dyshimtë.

Në një intervistë për gazetën Tribuna, deputeti Mustafa, thotë se rasti i Postës dhe Telekomit të Kosovës tregon për dështimin e Qeverisë në një proces që ka mundur të jetë shumë i suksesshëm.(Tribuna)