UBT

Privatizimi, nën hetime

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Pothuajse të gjitha ndërmarrjet e privatizuara nga ana e ish Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, dhe tash të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, janë nën hetime. Por, deri tani asnjë nga rastet, të cilat janë duke u hetuar nuk ka dhënë ndonjë rezultat konkret.

“Kemi shumë raste të procesit të privatizimit që dyshohen për parregullsi, mirëpo deri tani s’kemi pasur shumë sukses në kapjen e personave, pasi ish zyrtarët e AKM-së dhe tani të AKP-së i kanë vendosur rregullat e tilla që nuk lënë shumë mundësi që të akuzojmë dikë”, ka treguar një burim nga Policia e Kosovës, shkruan Kosova Sot.

FIDANISHTJA

Sipas këtij burimi, aktualisht në Prokurorinë Speciale të Kosovës janë duke u hetuar: privatizimi i ndërmarrjes “ Sharr Cem”, hoteli “Grand”, “Fabrika e Amortizatorëve”, fabrika “Fan”, “Ballkani” i Suharekës, si dhe privatizimi i ish-Kombinatit Bujqësorë Industrial, etj.

Ky burim ka bërë të ditur se së fundmi kanë filluar të hetohen edhe monopolet e krijuara në terminalet doganore, po që, sipas këtij burimi, ende nuk ka diçka konkrete.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.