RCCOLA

Privatizimi në duar të Thaçit

/ 2 minuta lexim

Kryeministri Hashim Thaçi po e përgatit terrenin ligjor që ta marrë në duar vendimmarrjen në procesin e privatizimit në Kosovë.

Me ndryshimet që po bëhen në Projektligjin e Privatizimit, përkatësisht në nenin 4, paragrafin 2, në kuadër të ndryshimeve dhe plotësimit të ligjeve që kanë të bëjnë me përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, kryeministri do t’i emërojë 3 anëtarët ndërkombëtarë në Bordin e Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), shkruan “Zëri”

Opozita kosovare dhe disa deputetë të koalicionit qeverisës kundërshtojnë ashpër këtë iniciativë të Qeverisë së Kosovës, pasi që, sipas tyre, ky nen është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e që është neni 142, pra agjencitë e pavarura.

KKGJILAN

Përndryshe, përpos 3 ndërkombëtarëve në Bordin e AKP-së, 5 anëtarët e Bordit që janë zgjedhur nga Kuvendi janë: Haxhi Arifi, përfaqësues i punëtorëve, Bahri Shabani, zëvendëskryeministri Sllobodan Petroviq dhe Naser Osmani.

Ndërsa nëse kompetencat e tilla tashmë i kalojnë kryeministrit Hashim Thaçi, atëherë, sipas tij, humbet pavarësia e agjencisë së pavarur të privatizimit.