GRANDEMALL

Privatizimi la pa punë 70 mijë punëtorë

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Procesi i privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore(NSH) edhe më tej po kritikohet nga përfaqësues të partive opozitare, por edhe të Shoqërisë Civile në vend, pasi që sipas tyre si pasojë e transformimit të pronës shoqërore në pronë private, më shumë se 70 mijë punëtorë kanë humbur vendet e tyre të punës.

Debati i organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) është fokusuar kryesisht rreth zbatimit të kontratave, përmbushjes së obligimeve të AKP-së ndaj punëtorëve, etj.

Rastet më të debatueshme në këtë tryezë kanë qenë ai i privatizimit të fabrikës së “Ballkanit” të Suharekës dhe Fabrikës së Tubave në Ferizaj, të vlerësuara nga pjesëmarrësit si dy rastet më të rënda. Sipas pjesëmarrësve, me gjithë dyshimet rreth privatizimit të fabrikës së Ballkanit në vitin 2004, punëtorët ende nuk e kanë marrë as 20 përqindëshin. Pikërisht për këtë, ish punëtorët e kësaj fabrike prej dhjetë ditësh janë në grevë.

Gjendje aspak më e lehtë nuk është edhe për ish-punëtorët e Fabrikës së Gypave në Ferizaj, të cilët për shumë vite po kërkojnë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Komunale të Ferizajt dhe vërtetimin e saj edhe nga Kushtetuesja për kompensimin prej 30 milionë eurosh.

Panelistët në këtë debat kanë vlerësuar se procesi i privatizimit ka qenë mjaft i dhimbshëm për punëtorët kosovarë. Për më tepër, ky proces është thënë se ka lënë mbi 70 mijë të papunë. Naser Osmani, deputet dhe ish-anëtar i Bordit të AKP-së ka thënë se privatizimi është në këtë gjendje ngase ka filluar pa u bërë një debat i mirëfilltë për të. Ai ka thënë se ekonomia e Kosovës është zhvilluar spontanisht apo e drejtuar nga bizneset e jo nga politikat e mirëfillta.

Edhe Visar Ymeri, deputet dhe anëtar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, ka vlerësuar se ndërmarrjet janë shitur vetëm si asete dhe jo edhe si përgjegjësi. Sipas tij, në momentin e privatizimit nuk janë krijuar kushtet për shumicën dërrmuese të tyre që të vazhdojnë me afarizmin e njëjtë. Ndërsa, Avni Jashari nga Agjencia Kosovare e Privatizimit ka thënë se procesi i privatizimit si ka ndodhur deri më tani është i dhimbshëm.

Eco Higjiena

Ai ka folur edhe për fondin e shitjeve. Sipas tij, rreth 570 milion euro janë inkasuar nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore dhe 72 milionë euro nga likuidimi i ndërmarrjeve shoqërore, të gjitha paratë që AKP-ja i ka inkasuar nga shitja gjenden në BQK.

“Asnjë cent nga fondet e këtyre shitjeve nuk gjendet jashtë llogarive bankare të BQK-së. Mirëpo, sikur çdo bankë që bën investimet e veta edhe BQK-ja i investon jo vetëm fondet me mirëbesim por edhe fondet tjera publike që janë në llogaritë e tyre”, ka thënë ai.

Alban Hashani nga Riinvest, nga ana tjetër, ka thënë se mungesa e zhvillimit ekonomik nuk është për shkak të privatizimit, por për shkak të shkatërrimit të ekonomisë gjatë viteve të 90-ta.Ai ka potencuar se qëllimi i privatizimit është rritja e prodhimit.

Por, në anën tjetër, Cornelis Wan Der Weide, gjyqtar nga Oda e Veçantë e Gjykatës Supreme ka vënë në pah se me kapacitetet që kanë nuk mund të bëjnë punë më shumë ngase siç tha ai, u mungojnë gjyqtarët.

Ai ka ngritur edhe çështjen e transparencës së këtij institucioni, duke thënë se nuk kanë ku t’i publikojnë vendimet e tyre, e që kjo u nxjerr punë edhe më shumë.

Ai ka shtuar se kjo Dhomë ka rreth pesë mijë raste që presin vendime dhe se siç ka thënë ai, me kapacitetet aktuale nuk mund të bëhet më shumë punë. Në këtë debat, nuk ishte i pranishëm ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, cili kishte konfirmuar për prezencë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.