KKGJILAN

Privatizimi i PTK-së – Serbia mendon ta padisë Kosovën

/ 2 minuta lexim

Privatizimi i Telekomit të Kosovës s’ka si mos të ketë impakt edhe në Serbinë fqinje. Kjo, sidomos pas raportimeve të mediave amerikane se miqtë e Kosovës – ish sekretarja amerikane Medeline Albright dhe i dërguari i saj James Pardew, janë të gatshëm të investojnë për blerjen e PTK-së.

E përditshmja serbe “Danas”, shkruan se kryeministri Hashim Thaçi është i gatshëm të pranoj shitjen e PTK-së Albrightit dhe Pardewit, por, sipas kësaj të përditshme, qeverisë së Kosovës po i shkaktojnë probleme kufizimet ligjore, çështja e pazgjidhur e prefiksit ndërkombëtar për Kosovën dhe paralajmërimi i sindikatës se do të rifilloj protestat në rast se vazhdon privatizimi.

“Vlera e Telekomit të Kosovës do të ulet dukshëm nëse shteti i Kosovës nuk arrin ta fitoj prefiksin ndërkombëtar”, shkruan “Danas”.

Mobi Casa

“Serbia mund ta ruaj pasurinë e saj në Kosovë, përfshirë edhe Telekomit, në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por kjo do të ishte e pasuksesshëm. UNMIK-u të gjithë pasurinë e Serbisë e ka bartur në institucionet e Kosovës, e cila tash po realizon privatizimin. Në anën tjetër, KS-ja është e bllokuar në lidhje me Kosovën. Zgjidhja e vetme janë bisedimet ose paditë që Telekomi i Kosovës mund t’i deponoj në gjykatat ndërkombëtare”, thotë Borisllav Stefanoviq, ish shef i ekipit negociator të Serbisë në bisedimet teknike me Kosovën.

Stefanoviq vlerëson se “Beogradi në bisedime mund propozoj që Telekomi serb të hap një kompani simotër në Kosovë, që të luftoj për frekuencën e saj, mbetjen e numrit 064, si dhe eventualisht të arrij deri të pjesa e saj e ‘pasurisë’ – njësitë bazike nga jugu i Ibrit, që “Prishtina i ka shkatërruar para fillimit të bisedimeve teknike”.

“Kosova tash shfrytëzon numrat e telefonisë celulare të Monakosë dhe Sllovenisë, kurse për thirrje në telefoninë fikse e ka numrin e Serbisë, gjë që dukshëm e ul vlerën e Telekomit. Ata kanë refuzuar ofertën tonë që tua japim prefiksin +3815, kurse ne nuk kemi pranuar që ata ta marrin numrin +383, që do të thotë se këtë nuk do ta pranoj as kjo qeveri”, ka thënë Stefanoviq. (ORAinfo)