Fundamenti

Privatizim diskriminues

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), po ua mohon të drejtën e privatizimit personave që kanë qenë të dënuar më shumë se një vit. Kjo, për juristët kosovarë, përveç diskriminuese, është edhe antikushtetuese. Kërkojnë nga AKP heqjen e këtyre rregullave.

Agjencia Kosovare e Privatizimit i ka shtrënguar kriteret për të gjithë ata që duan të privatizojnë një pronë apo ndërmarrje shoqërore. Tani e tutje nuk do të jetë më kriter vetëm çmimi më i favorshëm, por kërkohet që ofertuesit të mos jenë të dënuar më shumë se një vit për ndonjë vepër penale.

Madje, tash me rregullat e AKP’së nuk është më e rëndësishme edhe nëse ofertuesit kanë qenë të akuzuar për ndonjë shkelje të vogël. Mjafton që të jenë të dënuar për një aksident rrugor për t’iu refuzuar oferta e tyre.

UBT

Këto raste po vijnë ndoshta edhe si pasojë e vendimeve të fundit të gjykatave për dënimin e politikanëve kosovarë, shkruan Express.

Nga ana tjetër, juristët kosovarë thonë se këto rregulla të AKP’së janë diskriminuese dhe antikushtetuese. Prandaj kërkojnë heqjen e tyre apo mosaplikimin e këtyre rregullave. /Telegrafi/