Pritja e madhe për shpërthimin ekonomik të “Trepçës”

I emëruar para 3 muajve në postin e drejtorit të përgjithshëm të “Trepçës”, Ahmet Tmava, është shumë ambicioz me parashikimet e tij për zhvillimin e “Trepçës”. Tmava tha se garanton se shumë shpejt ky gjigant metalurgjik do të shpërthejë ekonomikisht.
Përveç kësaj ai jep garanci se brenda dy muajve do të ketë rritje pagash për punëtorët e këtij gjigandi metalurgjik. Ai gjithashtu ka thënë se “Trepça” është një, e vetme dhe e pandashme. Sipas tij, nuk ka “Trepçë” veriore dhe jugore.
Ai shprehet se ka bashkëpunim të mirë me të gjitha pjesët e saj, pavarësisht ku ndodhen ato. Tmava shpjegon se qe 3 muaj prej kur ka ardhur në krye të menaxhmentit të “Trepçës” nuk ka ndodhur asnjë udhëtim zyrtarë për faktin se janë në fazën e shpenzimeve./zeri/