RCCOLA

Pritet të përfitojnë fermer të shumtë të Artanës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Grupi Lokal i Veprimit Kalaja Novobërdë u takua me përfaqësuesit e projektit Rural+ projekt i financuar nga Komisioni Evropian.

Grupi Lokal i Veprimit Kalaja Novobërdë organizoi një takim ku takoj përfaqësuesit e projektit Rural+ projekt i financuar nga Komisioni Evropian me qellim të themelimit të “Qendrës Regjionale të Marketingut”, ku në këtë takim ishin të pranishëm Petrit Ajeti koordinator i projektit dhe Rozarta Zeka Jakupi .

Ndërsa nga Komuna ishin të pranishëm Sami Vllasaliu Kryetarë i Grupit Lokal të Veprimit Kalaja, Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik Xhevat Mehmeti dhe zyrtari i Drejtorisë së Bujqësisë Avdi Vllasaliu.

RCCOLA

Nga përfaqësuesit e projektit u prezantua në detale projekti që do të implementohet në komunën e Artanë duke përfshirë të gjitha informatat e nevojshme në realizimin e pikësynimeve të përbashkëta që parasheh projekti në fjalë .

Po ashtu edhe nga zyrtarët komunal u prit shumë mirë projekti që do të realizohet në sektorin e marketingut ku mund të përfitojnë një numër i madh i fermerëve në trajnime të ndryshme , por njëkohësisht edhe në përfitimin e grandeve të vogla në realizimin e ideve dhe projekteve të tyre .

Po ashtu gjatë këtij takimi u dhanë edhe shumë propozime për zhvillimin e aktiviteteve në të ardhmen si përpilimi i listave me fermerët e ndryshëm që janë aktiv në komunën tone dhe formën e gjetjes së modaliteteve për zhvillimin e trajnimeve ,kontakteve me ta dhe mundësin e marrjes së ideve për të zhvilluar sektorët e ndryshëm e në veçanti ata sektor që janë deri diku të zhvilluar t`i promovojmë duke ju ndihmuar në zhvillimin e marketingut në gjetjen e tregut adekuat për promovimin dhe shitjen e produkteve të tyre./rajonipress/