ZN

Pritet shtator i “nxehtë”

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Arrestimi i Sami Hamitit nuk do ta mbyllë maratonën e arrestimeve të EULEX-it për zyrtarë institucionesh.

Ky muaj pritet të jetë i sikletshëm për keqpërdoruesit e parasë publike dhe të korruptuarit dhe se pritet furtunë arrestimesh në komunën e Prishtinës dhe në institucione qendrore njofton “Kosova Sot”.

ZN

Sipas të njëjtave raportime vazhda e arrestimeve do të vazhdojë edhe me disa zyrtarë të lartë të komunës së Prishtinës, nën dyshimin për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion.

Muaji shtator mësohet se do të jetë i nxehtë edhe për deputetë të Kuvendit të Kosovës si dhe zyrtarë qeveritarë.