Eko Higjiena

Pritet shkarkimi i Naim Malokut, për shkak të shprehjes së mendimit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë – Naim Maloku rrezikon të mbetet pa punë nëse vazhdon të sillet si politikan, duke mbajtur pozitë të drejtorit të burgut.

“Shefat” e tij pritet që javën e ardhshme të marrin masa për shkak të deklaratave politike për zhvillimet në Kosovë. Qëndrimi i tij i fundit ka qenë shumë kritik për ish-kolegun Jakup Krasniqi, të cilin e ka kritikuar se pse kaq vonë po flet për vjedhje të votave. Ai ka thënë se Krasniqi nuk do të duhej të pranonte të ishte kryetar i “hajnave”.

Burime nga Ministria e Drejtësisë kanë thënë se deklarata të tilla nuk do të tolerohen më. Pritet që javën tjetër të merren masa dhe nuk përjashtohet as shkarkimi nga detyra.

Fundamenti

Por ish-anëtari i AAK-së zotohet se nuk do ta mbyllë gojën, sa herë që dikush e pyet për zhvillimet politike.

Me gjithë vërejtjet e “shefave” të Ministrisë së Drejtësisë që të mos prononcohet për media, për shkak se është drejtor burgu dhe ka status të shërbyesit civil, ai ka thënë se ka vuajtur burg e ka derdhur gjak për të pasur mendim dhe shprehje të lirë.

Maloku ka marrë vërejtje gojore në korrik të këtij viti që “ta mbyllë” gojën kur është fjala për politikë, por kjo nuk ka bërë punë. Ai ka mohuar se ka marrë ndonjë vërejtje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.