Uji Dea

Pritet rikthimi i tatimit mbi fitimin e pastër-devidentës

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Ka plot 4 vite që dividenta në Kosovë, është liruar nga tatimi. Me një ligj të nxjerrë në vitin 2010, të gjitha korporatat vendore dhe të huaja, qenë liruar nga pagesa e tatimit në fitimin e pastër, apo devidentës. Por, së fundmi, kjo çështje gjithnjë e më shumë po shkon në drejtim të rikthimit të gjendjes së mëparshme, përkatësisht rishikimit dhe plotësimit të ligjit.

Institucionet shtetërore do të propozojnë që të kthehet tatimi mbi dividentën, përmes grupit të formuar për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për tatimin mbi korporatat, me të cilin ligj të gjitha korporatat rezidente dhe jorezidente qenë liruar nga ky tatim në vitin 2010.

Sipas zyrtarëve të ATK-së, ky tatim qe hequr për të tërhequr investime të huaja por jo vetëm, dhe ka qenë vendim i qëlluar, transmeton rtk.

Por tatimi mund të kthehet, pasi po vlerësohet se ekonomia është stabile.

Sipas tyre edhe sektori financiar, si njëri ndër sektorët më të fuqishëm e që kanë përfituar nga ky lirim tani është stabil. E për arkën e shtetit, një vendim i tillë, do të shtonte të hyrat.

“Meqenese tani kemi një sistem financiar stabil , investimet janë si janë dhe meqenese se regjioni tani, të gjitha vendet në regjion tatimojnë dividentën, logjikisht edhe ne si pjesë, si anëtar të grupeve punuese, do të propoziojmë që dividenta në ta ardhmen të tatohet. Të paguhet tatimi në dividentë. Po mbi të gjitha kjo do të mbetet temë diskutimi edhe në nivel të ekspertëve, edhe në dëgjimet publike që do të kemi komunikime me ekspert të ndryshëm”, tha per RTK, Nabit Sharku , zv/Drejtor i përgjithshëm i ATK-së

Në anën tjetër, kryetari i Shoqatës së Bankave, Petrit Balija, këtë informatë e sheh si të pafavorshme për të gjitha korporatat në vend, përfshirë edhe ata që i përfaqëson. Ndonëse thotë se viti i kaluar ka qenë shumë pozitiv për ta, ai shton se Kosova ka nevojë për shumë masa stimuluese.

ARKATANA

“Unë mendojs e shpesh here shteti e përdor këtë lloj tatimi për mbushjen e arkës shtetërore, gjë që është një praktikë normale e shumë vendeve, por duhet të kemi parasysh rrethanat në të cilën e kemi ne ekonominë. Sic thashë më herët, ne kemi nëj ekonomi jo shumë stabile dhe e cila ka nevojë për rritje, ndoshta dy shifrore dhe duhet ti pëprdorim të gjitha masat stimuluese të mundshme ,duke përfshirë edhe lirimi nga tatimi në dividentë”, tha per RTK, Petrit Balija, kryetar I Shoqatës së Bankave.

Njohës dhe ligjërues të kësaj fushe thonë se nuk pajtohen në asnjë moment të këtyre vendimeve e propozimeve, pasi investimet e huaja direkte kanë rënë që nga heqja e këtij tatimi dhe se ky propozim, po vjen vetëm për shkak të nevojave buxhetore. Ata propozojnë që varësisht nga destinimi i mjeteve, edhe dividendi të tatohet.

“Nëse dividenta shkon apo aksionari, pronari i dividentës e tërheq atë fitimin individual, atëherë domosdoshmërisht që duhet të tatohet, mirëpo të bëhet një tolerance dhe kjo cështje të bëhet me ligj. Mund të lirohet prej tatimit, nëse dividenta shkon në kapital. Problemi nuk mund të rregullohet në mënyrë selektive dhe ajo duhet të jetë e rregullar për të gjithë investitorët, apo për të gjithë pronarët e aksionit të cilët llogarisin në dividentë”, tha per RTK, kryetari i organizatës STRAS, Ibrahim Rexhepi.

Nexhat Kryeziu, ligjërues tha se nuk është me rëndësi a është 3 %, a 2 a 10 %, mirëpo duhet të ketë një tatim të tillë.

“Ndoshta në këtë drejtim, ndoshta me ligj duhet të caktohet që mos të tatimohet në momentin që deklarohet kjo dividentë mirëpo vetëm në momentin kur tërhiqet nga Kosova”, tha per RTK, Kryeziu.

Pavarësisht kësaj, për të gjitha propozimet që do të jenë nga grupi punues, kuvendi do të jetë ai që do të vendos se a do të tatohet dividendi apo jo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.