Priten tërmete të forta në Kosovë

Territori i Kosovës në aspektin sizmotektonik përfaqëson një terren aktiv, në të cilin mund të priten tërmete te forta, por jo katastrofike, të cilat janë me karakter autokton. Kështu ka deklaruar në një intervistë për Kosova Info, drejtori i Sizmologjisë së Kosovës, Shemsi Mustafa. Duke folur për tërmetet e fundit të cilat e kanë goditur vendin, ai ka thënë se vendi ynë është goditur disa here me tërmete të fuqisë mbi mesatare, njofton KosovaInfo
Në Kosovë brenda 48 orëve pati dy tërmete një pastërmet të një intensiteti të ulët, ndonëse fatmirësisht pa pasoja për jetët e njerëzve dhe pa dëme materiale. Cila ishte shkalla e këtij tërmeti dhe dridhjet e tilla a mund të konsiderohen si sinjal paralajmërues për një rrezikshmëri më të madhe?
Shemsi MUSTAFA: Me date 16, 17, 18, 19, Territori i Kosovës është goditur nga tërmete me fuqi Magnituda 3.9 dhe 4.8 shkalle te Rihterit të cilat janë përcjell me (14) para dhe pasgoditje, mirëpo dridhjet e këtyre ditëve na tregojnë apo na japinë të dhëna të mjaftueshme që ajo zonë më saktësisht zona përgjatë shkëputjes së Kacandollit dhe Cecelisë është zonë me aktivitet sizmik apo zone aktive me ngjarje sizmike, goditjet për periudhën 16-19.11.2013.
Me datë 16.11. 2013 ishte një para goditje e tërmetit Mag. 2.9
Me datë 16.11. 2013 ishte një para goditje e tërmetit Mag. 2.4
Me datë 17.11.2013 ndodhi një goditje ne te njëjtën zone Mag. 3.9
Me datë 17.11. 2013 ishte një pas goditje e tërmetit Mag. 1.6
Me datë 18.11. 2013 ishte një pas goditje e tërmetit Mag. 1.5
Me datë 18.11. 2013 ishte goditje po ashtu në ketë zone Mag 4.8
Me datë 18.11. 2013 ishte një pas goditje e tërmetit Mag. 1.5
Me datë 18.11. 2013 ishte një pas goditje e tërmetit Mag. 1.6
Me datë 18.11. 2013 ishte një pas goditje e tërmetit Mag. 2.0
Me datë 18.11. 2013 ishte një pas goditje e tërmetit Mag. 3.5
Me datë 18.11. 2013 ishte një pas goditje e tërmetit Mag. 1.8
Me datë 18.11. 2013 ishte një pas goditje e tërmetit Mag. 1.8
Me datë 18.11. 2013 ishte një pas goditje e tërmetit Mag. 1.5
Me datë 18.11. 2013 ishte një pas goditje e tërmetit Mag. 1.5
Me datë 19.11. 2013 ishte një pas goditje e tërmetit Mag. 1.6
Me datë 19.11. 2013 ishte një pas goditje e tërmetit Mag. 2.5
Me datë1 9.11. 2013 ishte një pas goditje e tërmetit Mag. 1.6
Sipas historikut të tërmeteve në Kosovë, cilat prej tyre kishit me i veçuar si më të njohurit, kur kanë ndodhur dhe cilat kanë qenë pasojat?
Shemsi MUSTAFA: Sipas katalogëve të tërmeteve të ndodhura ne Kosovë vendi ynë është goditur disa here me tërmete të fuqisë mbi mesatare ku janë të paraqitura si më poshtë:
Tërmeti i Prizrenit, 16 Qershor 1456 (MS=6.0; 42.200oN, 20.700oE) me intensitet në epiqendër VIII ballë (Sulstarova et al., 2005),Tërmeti i Pejës, 11 Nëntor 1662 (MË=6.0; 42.700oN; 20.300oE) me intensitet në epiqendër VIII ballë (Sulstarova et al., 2005; Papazachos et al., 2000),Tërmeti i Ferizajt, 26 Shkurt 1755 (M=6.1; 42.500oN; 21.300oE) me intensitet në epiqendër IX ballë (Elezaj, 2002),Tërmeti i Ferizaj-Vitisë, 10 Gusht 1921 (ML=6.1; 42.300oN; 21.300oE) me intensitet në epiqendër IX ballë (Elezaj, 2002),Tërmeti i Kopaonikut, 18 Maj 1980 (MË=5.7; 43.307oN; 20.867oE) me intensitet në epiqendër VIII ballë (Harvard University, 1980; Elezaj, 2002),Tërmeti i Gjilanit, 24 Prill 2002 (MË=5.7; 42.440°E, 21.590°N), me intensitet në epiqendër VIII ballë (ISC, 2002; Elezaj, 2002).Tërmeti i Istogut 10 Mars 2010( MË=5.2; 42.763°E, 20.628°N), me intensitet në epiqendër VII ballëTërmeti i Vushtrrisë 18. Nëntor 2013 ( MË=4.8; 42.90°E, 21.02°N), me intensitet në epiqendër VI1/2 ballë .
Ku radhitet Kosova me vendet në regjion në aspektin e lëvizjeve sizmike?
Shemsi MUSTAFA: Territori i Kosovës në aspektin sizmotektonik përfaqëson një terren aktiv, në të cilin mund të priten tërmete te forta por jo katastrofike të cilat jane me karakter autokton. Të dhënat për tërmetet nga e kaluara dëshmojnë qartë se dukuria e tërmeteve te forta në disa pjesë të territorit të Kosovës ka qenë evidente shumë herët dhe në bazë të këtyre ngjarjeve sizmike në të kaluaren, Kosova zë vend në zonën me aktivitet sizmik.
Sa është funksional dhe i përgatitur teknikisht Shërbimi Sizmologjik, gjegjësisht Agjencioni Sizmologjik i Kosovës në përcjelljen e lëvizjeve sizmike në tërë meritorin e Kosovës?
Shemsi MUSTAFA: Rrjeti sizmik i Kosovës që funksionon ne kuadër te Agjencionit Gjeologjik të Kosovës – Ministria e Zhvillimit Ekonomik, funksionon me pajisje të teknologjisë më të re dhe bënë monitorimin e ngjarjeve sizmike për territorin e Kosovës dhe për rajonin.
Sa është bërë në vetëdijesimin e përgjithshëm të qytetarëve dhe përgatitjen e tyre në aspektin e preventives dhe ballafaqimit eventual me pasojat e ndonjë tërmeti me intensitet më të lartë rrezikshmërie?
Shemsi MUSTAFA: Sa i përket kësaj pyetje kjo më shume duhet drejtuar Agjencionit për menaxhimin e emergjencave, sepse ai ka për obligim si një Agjencion të ketë koordinimin me drejtoritë për mbrojtje dhe shpëtim të komunave kështu që mendoj që edhe në këtë aspekt janë të përgatitur mirë në rast rreziku nga tërmetet.
Në Prishtinë si edhe tërë Kosovën ndërtohen objekte të mëdha banimi në shumë raste pa u përfillur masat mbrojtëse dhe të qëndrueshmërisë statike ndaj tërmeteve. Cilat masa duhet marrë në këtë drejtim?
Shemsi MUSTAFA: Studimet mikrosizmike, kryesisht bëhen për zhvillimin e zonave të reja urbane, por bëhen edhe për ato zona të cilat janë zhvilluar paraprakisht pa studime të mirëfillta sizmike, me qëllim të vlerësimit të stabilitetit dhe riskut sizmik të ndërtesave në këto zona. Masat që duhet marr është: përcaktimi parametrave të stabilitetit të strukturave, fillimisht duhet njohur shkaktari – tërmeti, e kjo bëhet në radhë të parë përmes studimeve mikrosizmike të zonave ndërtimore apo zonave urbane.
Studimet mikrosizmike të zonave na janpin informatat mbi:
Prishjet tektonike që mund të gjenden në atë zonë apo edhe zonat përreth;Përbërjen gjeologjike të depoziteve të dheut mbi shtresat shkëmbore;Karakteristikat gjeoteknike statike dhe dinamike të masës së depozitit;Mënyrën e përhapjes dhe reflektimit të valëve sizmike;Parametrat dinamik të shtresave të dheut (periodat/frekuencat dominante të lëkundjeve, shuarjen dhe format e lëkundjeve);
Më pas studimet gjeomekanike, që duhet të përfshijnë trajtimin e sjelljes dinamike të dherave, e si rezultat projektuesve, krahas aftësisë mbajtëse të dherave në kushte statike, tujepet edhe aftësia mbajtëse e bazamentit në kushte tërmeti, kjo me qëllim të dimensionimit adekuat të strukturave të themeleve në radhë të parë e më pas edhe pjesës tjetër të ngritur.