KKVITI

Priten dhjetëra ftesa të reja nga Specialja në qershor

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), Flamur Hoti, është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale, i cili gjatë ditës së sotme do të paraqitet në Hagë për intervistim. Ndonëse kishte marrë ftesën disa javë më parë, intervistimi i Hotit është shtyrë për ditën e sotme me kërkesë të tij, shkruan gazeta “Zëri”.

Edhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, ka konfirmuar për gazetën “Zëri” ftesën e Hotit nga Specialja, me ç’rast ka pohuar se gjatë muajit të ardhshëm (qershor) pritet të vijnë dhjetëra ftesa të reja nga kjo Gjykatë.

KKVITI

“Deri më tani nuk kemi ndonjë të ftuar të ri, me përjashtim të ish-pjesëtarit të UÇK-së Flamur Hotit, i cili është ftuar ditë më parë. Ne nuk kemi një shifër të saktë se sa është numri i gjithë të ftuarve nga kjo Gjykatë, sepse ka pasur të ftuar që kanë shkuar në Hagë për intervistim e nuk janë lajmëruar te ne. Disa kanë shkuar pa i informuar mediet, prandaj nuk kemi një numër të saktë, por presim ftesa të reja prapë pas muajit maj të këtij viti”, ka deklaruar Gucati për “Zërin”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.