GRANDEMALL

Prishtinën do ta fitojë PDK-ja

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Afrimi i zgjedhjeve i ka shtyrë liderët politike të partive të ndryshme të shkëmbejnë kritika ndaj njëri- tjetrit dhe kështu të fillojnë një lloj fushate parazgjedhore politike.

Vetëm gjatë kohës së fundit, posti i kryeministrit dhe i të parit të komunës së Prishtinës janë bërë shkas i shkëmbimeve të shumë deklaratave në mes të kryeministrit aktual, Hashim Thaçi, dhe kryetarit aktual të komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, shkruan Kosova Sot.

Derisa i pari i qeverisë, Thaçi, përmes mediave kishte thënë se nuk e sheh të parin e LDK-së, Mustafën, si një rival, ky i fundit para disa ditësh ia bëri me dije Thaçit se këtë vit LDK0ja do të fitojë si në zgjedhjet lokale ashtu edhe në ato parlamentare. Por, në këtë aspekt nuk ka mbetur anash as lideri i AAK-së, i cili e do PDK-në në pushim.

Hidromorava

Ndonëse partia që tash e disa vjet është duke e udhëhequr Prishtinën ende nuk e ka bërë publik emrin e kandidatit për kryetar, kjo nuk e pengon Mustafën që të jetë i bindur se edhe këtë vit LDK-ja do ta fitojë garën për Prishtinën. Por. Njejtë besojnë edhe zyrtarët e PDK-së. Ata madje janë shumë optimistë se në këto zgjedhje kryeqytetasit do ta votojnë PDK-në për lidere të Prishtinës.

“Jam shumë optimist se në këto zgjedhje Prishtinën do ta fitojë PDK-ja”, tha Shemsi Veseli nga PDK-ja.
Por kjo “luftë” ndërmjet PDK-së dhe LDK-së nuk ua ka zbehur shpresat për fitore as partive të tjera. Ato tani vetëm kanë filluar të jenë më aktive dhe, ashtu si du partitë paraprake, në njëfarë mënyre e kanë filluar fushatën parazgjedhore politike./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.