Drita është mposhtur në ndeshjen e parë finale nga Prishtina me rezultat 1:3 dhe fitoren duhet ta kërkojë në ndeshjen e radhës që do të zhvillohet në kryeqytet.
Pasi ekipi vendas mirë kishte nisur lojën dhe kishte një epërsi të madhe, çuditërisht kur i duheshin edhe pak pikë nuk u gjet si duhet dhe në vazhdime humbi setin e parë.
Në setin e dytë u përsërit e njëjta gjë, por kësaj radhe ishte Drita që ngadhënjeu në finish të setit, derisa seti i tretë fund e krye i ka takuar ekipit prishtinas.
Në setin e katërt, ka ardhur në shprehje loja e lojtares mysafire Shemsije Asllanaj, e cila ishte enigmë e pazgjidhur për bllokun e Dritës.
Në fund mysafiret ishin më të përqendruara dhe ngadhënjyen me dy sete dallim.
Ndeshja e ardhshme sigurisht se do të zhvillohet në mesjavë në Prishtinë.
Drita – Prishtina 1:3 (25:27, 25:22, 15:25, 22:25)
Palestra e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan. Shikues: 500. Arbitër kryesor: A. Lumi.
Drita: Shkodra – Bislimi, Gjinolli, Maksuti, Ibrahimi, Musliu, Hasani, Berisha, Xheka, Blloku, Sadiku. Trajner: Lorik Iliazi.
Prishtina: Sh. Asllanaj, M. Asllanaj, Rama, Latifi, Berisha, Hoda, D. Asllanaj, Fetahu, Grajçevci. Trajner: Mejdi Mehmeti./rajonipress/