Mobi Casa

Prishtina feston me ekspozitë ditëlindjen e Bekim Fehmiut

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Në ambientet e Kinemasë “ABC”, në Prishtinë, të shtunën është hapur ekspozita “Bekim Fehmiu –pasuri e humbur në heshtje”.

Në ekspozitë u paraqitën fotografi, skena dhe thënie të aktorit Bekim Fehmiu.

Elbert Krasniqi, koordinator i Agjensionit për Demokratizim Lokal në Kosovë, organizatore e këtij evenimenti kulturor, ka thënë se qëllimi i organizimit të kësaj ekspozite ka qenë që gjeneratat e reja të dinë, të njoftohen më shumë për jetën, prejardhjen dhe veprën e madhe të aktorit që i ka tejkaluar kufijtë e një shteti.

Me 1 qershor është ditëlindja e 76 e Fehmiut ndërsa me 15 qershor bëhen dy vjet që kur ai i dha fund jetës së tij. Emocionet e saj janë shtuar edhe më shumë pasi e gjithë hapësira e hollit të kinemasë ka qenë e mbushur me fotografi që shpërfaqin jetën dhe veprën e aktorit Bekim Fehmiu. Madje edhe në ekrane janë shfaqur filmat ku ai ka luajtur.

Hidromorava

Të gjitha këto kanë qenë pjesë e ekspozitës “Bekim Fehmiu – pasuria e humbur në heshtje” e cila është hapur për të dytën herë në Kosovë. Në janar të këtij viti ajo qe hapur në Pejë. Krejt kjo ka bërë që Branka Petriq të përlotet kur ka nisur të flasë për atë se çfarë ndjesie i jep kjo ekspozitë. Ka filluar rrëfimin e saj duke u kthyer pas në 2010-n, disa ditë pas vdekjes së Bekim Fehmiut.

“Pata hyrë në kinema dhe gjithçka ishte në frymën e Bekimit. Isha e shqetësuar sa që kërkova një pilulë për qetësim. Sot erdha me mendimin se do të jetë krejt ndryshe. Por përsëri jam njëjtë sikur para dy vitesh. E emocionuar dhe e trishtuar”, ka thënë Petriq. Teksa para fytyrës së përlotur mbante një katalog të ekspozitës, Petriq ka thënë se kjo ekspozitë e lë të kuptojë për madhështinë e Fehmiut.

“Bekim Fehmiu – pasuria e humbur në heshtje” ka lindur si pjesë e një projekti më të gjerë me emrin “Dialogu, kujtesa dhe elaborimi i konfliktit”, i cili realizohet në Bosnjë, Kosovë dhe Serbi me qëllimin që të promovohet trashëgimia e përbashkët kulturore por edhe për krijimi i kushteve për vendosje të dialogut në mes të bashkësive që jetojnë në këto hapësira.