Prishtina dhe Tirana duhet më seriozisht ta shqyrtojnë dhe të planifikojnë për Shqiptarët e Luginës së Preshevës, në vazhdimin e bisedimeve Kosovë-Serbi

Nga Xhemaledin Salihu – Shqiptarët e Luginës së Preshevës meritojnë trajtim më serioz nga Prishtina dhe Tirana, në kërkesën e tyre për bashkim me Kosovën, e drejtë legjitime dhe e shprehur me Referendumin e 1 e 2 marsit 1992, si shprehje e synimeve kombëtare dhe shekullore.

Shqyrtimi i kësaj çështjeje gjatë pushimeve të verës nga Presidenca, Kryeministria dhe Kuvendi i Kosovës, çështjen e minimizon, bile e bënë jo serioze.

Andaj Prishtina dhe Tirana, e cila edhe me Kushtetutë e ka ndëshkuar interesin për Luginën e Preshevës duhet më seriozisht t’i qasen kësaj zgjidhjeje, duke planifikuar me afate si dhe të bëjnë një strategji kombëtare të zgjidhjes së përbashkët të çështjes së Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, por gjithnjë duke pasur parasysh Referendumin e 1 e 2 marsit 1992 dhe tërësinë territoriale të Luginës së Preshevës.

Ndryshe nuk bënë për shumë arsye, copëtimi i Luginës së Preshevës, në çfarëdo forme, poqese nuk respektohet Referendumi i 1 e 2 marsi 1992 e bënë shpërnguljen e plotë të Shqiptarëve nga Lugina e Preshevës.

Një anketim i realizuar nga Këshilli për të drejtat e Njeriut në Luginë të Preshevës, para disa muajve e që nuk u publikua shumë dha rezultate konkrete dhe shumë të qarta.

Anketimi ndodhi në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, me 400 të anketuar, shqiptarë, serbë e romë, të moshës prej 16 deri 65 vjeç. Anketimi solli këto rezultate:

  1. Shkëmbimin i territoreve mori 55 % të të anketuarve,
  2. Parcializimi i Luginës së Preshevës mori 42%
  3. Reciprociteti me Serbët e Veriut mori 57%
  4. Për Autonomi politike-territoriale mori 57%
  5. Për integrim në Serbi mori 12%
  6. Njohja e Pavarësisë së Kosovës nga Serbia mori 61% dhe
  7. Dështimi i bisedimeve Kosovë-Serbi mori 42%.

Në anketim pos pyetjeve të lartpërmendura pati edhe nënpyetje.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS