Hidromorava

Prioritetet për investime në Malishevë dhe Uglarë janë zgjidhja e problemeve të ujërave të zeza, vërshimet dhe infrastruktura rrugore

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në dëgjimin publik të mbajtur në Malishevë me banorët edhe të fshatrave Uglarë dhe Capar, u ngritën disa nga problemet serioze me të cilat përballen çdo ditë secili qytetarë, që janë ujërat e zeza të qytetit të Gjilanit që shkarkohen në lumin që kalon nëpër Malishevë e Uglarë dhe që po shkakton aromë të padurueshme dhe vërshimet e vazhdueshme prej reshjeve atmosferike e që po bëjnë dëme të mëdha në ekonomitë familjare ka thënë Riad Rashiti.

Poashtu nga banorët e këtyre fshatrave u kërkua investime në projekte të infrastrukturës, trafo elektrike, furnizimin me ujë nëpër disa lagje që ka mungesë, zgjerim të rrjetit të kanalizimeve, trotuare për nxënësit që qarkullojnë për në shkollë dhe asfaltimin e disa rrugëve me rëndësi për të gjithë banorët e kësaj ane, në veçanti rruga që lidhë Malishevën me Vërbicën e Kmetocit, që është e një rëndësie të veçantë.

Ne si qeverisje komunale, u zotuam për të gjetur mundësinë e investimeve në disa projekte me prioritet, nga buxheti komunal si dhe nga grantet e ministrive të qeverisë apo nga donatorët që ka komuna e Gjilanit.

Eco Higjiena

Për vitin tjetër në Uglarë do të investohet një objektin e ri të ambulantës së fshatit, përmes donacionin nga qeverie e Katarit dhe participimit të komunës së Gjilanit, poashtu edhe në Malishevë do të bëhet asfaltimi i disa rrugicave, përmes marrëveshjes që ka nënshkruar kryetari i komunës me ministrinë e infrastrukturës.

Ndërsa në planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2023 do të ketë projekte të tjera që do të realizohen për Malishevë, Uglarë dhe Caparë.

Qeverisja aktuale në Gjilan është e përkushtuar që në secilin fshat e lagje, të bëjë investime së paku me nga një projekt për vitin 2023. Pra nuk do të ketë investime selektive duke favorizuar apo anashkaluar ndonjë vendbanim të caktuar./rajonipress/