Hidromorava

Prioritet zhvillimi ekonomik

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Politikat tregtare, reformat e të bërit biznes, rritja e investimeve të huaja dhe funksionimi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ishte temë e ligjëratës të zëvendësministres dhe ministres së Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari – Lila të hënën në Universitetin Pjetër Budi në Prishtinë.

Ministrja Mimoza Kusari – Lila tha se krijimi i politikave për një ambient më të favorshëm në fushën e Industrisë dhe Tregtisë është misioni i ministrisë që e drejton.

Një ndër temat kryesore gjatë ligjërimit të ministres Kusari-Lila para studentëve të Pjetër Budit ishte zhvillimi ekonomik, i cili sipas saj nuk është, e as nuk do të jetë si rezultat i një vendimi magjik. “Zhvillimi ekonomik i vendit është rezultat i përbashkët i reformave dhe vendimeve në shumë nivele dhe sektorë të cilat së bashku përkthehen në rritje ekonomike. Merrni investimet për shembull: Përvoja e vendeve tjera ka treguar që rritja e investimeve të huaja është rezultat i punës dhe koordinimit disa fusha të ndryshme”, u shpreh ajo.

ARKATANA

Duke i ftuar studentët e interesuar të shohin për së afërmi punën e MTI-së, Kusari-Lila tha se studentët duhet të kuptojnë se arsimimi superior i duhur do të jetë faktori më i rëndësishëm për karrierën e tyre. Me gjithë sfidat që vendi është duke u ballafaquar tani, njerëzit e rinj me arsimim superior janë një ndër sfidat më të mëdha.

Shumë ju thonë që ju jeni e ardhmja, por nga pozita dhe përvoja që kam, unë ju them që ju duhet të jeni e tashmja. Kosovës i duhen të rinjtë e kualifikuar, pasioni dhe idetë e tyre. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.