Fundamenti

Prioritet Propaganda

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Sokol Haziri – Është për tu habitur se si kjo Qeveri krijon situata që vërtet mendja e shendosh njerëzore nuk mund t`i akceptoj.

Në vend që të fokusoj resurset në ndërtimin e Arteries së Anamoravës dhe të Kosovës Lindore, shohim se si popullistet i japin prioritet ndërtimit të rrugës Prizren-Tetovë.

Në vend se të lidhet Dukagjini e Mitrovica me Autostradat ekzistuese ky fillon (e mbase as që e ka ndërmend ta përfundoj)rrugën që lart përmendem, (E nevojshme por jo me prioritet).

Në vend se të ndërtoj e forcoj ura miqësie e koordinim me miqtë tanë, këta ngrisin tensione e tregojnë “Autoritet” të cilin nuk e kanë, në tema që fundja as që kanë ndonjë prioritet e rendësi për momentin.

Kurrë nuk ka qen në traditën tonë, që ta injorojmë mikun e shtëpisë.
Miqtë që krahas rezistencës së UÇK e sollën lirin e vendit pa të cilën nuk do të kishe Qeveri e as tjera institucione të shtetit të Kosovës.

UBT

Kosova është projekt i përbashkët me miqtë tanë dhe çdo kush që cenon këto raporte me apo pa vetëdije rrezikon krejt pa nevojë ecjen normale të proceseve në drejtim të integrimit Euroatlantik dhe të ardhmes sonë.

Nuk mund të mbulohen dështimet alarmante në zhvillimin ekonomik, në Diplomaci, e në të gjithë sektorët pa përjashtim, me manovra populliste megalomane, që nuk i shërbejnë vendit e as kujt, pos armiqve që nuk e duan Kosovën si vend normal demokratik e i paoperueshëm.

Mbase nuk jemi vonë për ta kuptuar si popull, si Opozitë e Shoqëri civile se ku po shkon fati ynë e i vendit tonë.

Autori është nënkryetar i AAK-së, Dega në Gjilan