RCCOLA

Prioritet i gjyqësorit kthimi i besueshmërisë

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Ajshe Qorraj zëdhënëse e Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka thënë se prioritet i këtij institucioni dhe gjykatave në nivel të Kosovës është kthimi i besueshmërisë përmes transparencës dhe punës së mirë dhe profesionale.

Mediet janë një shtyllë e rëndësishme e komunikimit në raport me gjyqësorin sepse përmes tyre mund të përhapet tek publiku rruga e mirë dhe puna e bërë në institucionet gjyqësore. Kështu janë shprehur të mërkurën Ajshe Qorraj zëdhënëse e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Zyhdi Haziri kryetar i Gjykatës së Qarkut në Gjilan.

Ajshe Qorraj zëdhënëse e Këshillit Gjyqësor të Kosovës tha se prioritet i këtij institucioni dhe gjykatave në nivel të Kosovës është kthimi i besueshmërisë, përmes transparencës dhe punës së mirë dhe profesionale.”Edhe pse mediet shpesh na kritikojnë për punën tonë, ne sërish po mundohemi që të jemi sa më afër medieve dhe publikut. Është koha dhe momenti i fundit kur mediet kosovare dhe ato lokale duhet të shkruajnë pozitivisht dhe bardh për gjyqësorin “u shpreh Qorraj.

Uji Dea

Ajo tutje shtoj se në kuadër të gjykatave të Kosovës tashmë janë publike seancat,të hyrat buxhetore,tabelat elektronike,raportet mujore e javore,komunikimi i përditshëm me mediet etj. Megjithatë ajo tha se gjyqësori ende ka punë për të kthyer besimin tek qytetarët dhe në këtë drejtim sipas saj, po punohet maksimalisht .

Kurse, Zyhdi Haziri kryetar i Gjykatës së Qarkut në Gjilan tha se po mundohet që të rrisë transparencën edhe ndaj qytetarëve, por edhe ndaj medieve. Edhe, Haziri tha se tashmë në Gjykatën e Gjilanit ka një transparencë më të theksuar dhe më të avancuar në raport me publikun, edhe pse shumë raste interesante që do të duhej të ishin të publikuara nuk kemi arritur t`i plasojmë.”Ne ende nuk po dimë ta sensibilizojmë punën tonë të mirë që po bëhet në gjykatë” tha Haziri.

Ndryshe, Këshilli Gjyqësor i Kosovës pas qytetit të Pejës ku ka promovuar transparencën ,po mundohet që në të gjitha qytetet e Kosovës të jetë më afër medies dhe publikut për të parë hallet dhe vështirësitë e tyre. “Gjyqësori është i obliguar që të informojë mediet për ngjarjet e rëndësishme” tha në fund Qorraj./rajonipress/