Princesha e mafisë

Marisa Merico kishte 22 vjet, kur mori përsipër kryesimin e një klani të fuqishëm mafioz në Itali. Babai i saj sapo ishte dërguar në burg, nën akuzat për vrasje dhe klani mbeti pa kryesues. Dikush duhej të plotësonte zbrazësinë dhe Marisa vendosi se ajo duhet të jetë ky person. Ajo kishte ndjenjën se ishte ky një obligim i saj moral. Marisa u dëshmua si mjaft e suksesshme, me vetëbesim dhe aftësi menaxhuese.
Marisa Merico kishte 22 vjet, kur mori përsipër kryesimin e një klani të fuqishëm mafioz në Itali. Babai i saj sapo ishte dërguar në burg, nën akuzat për vrasje dhe klani mbeti pa kryesues. Dikush duhej të plotësonte zbrazësinë dhe Marisa vendosi se ajo duhet të jetë ky person. Ajo kishte ndjenjën se ishte ky një obligim i saj moral.
Marisa u dëshmua si mjaft e suksesshme, me vetëbesim dhe aftësi menaxhuese. Madje edhe në kohërat më të vështira, si në momentin kur u detyrua të blejë një helikopter nga një trafikues i armëve në Ballkan, për të ndihmuar arratinë e të atit të saj nga burgu, ajo ruajti qetësinë.
Sot, gati dy dekada më vonë, Marisa me fëmijët dhe nipërit e saj jeton në Blackpool, një qytet në veriperëndim të Italisë. Ajo nuk pati mundësi të Itali, pasi që autoritetet italiane po kërkonin arrestimin e saj. Por këtë pranverë, pas gati një dekade, kërkesa për arrestimin e saj do të skadojë, gjë që do t’i mundësojë Marisës që të vizitojë familjen dhe miqtë. Bota do të jetë sërish e imja”, shkroi ajo në faqen e saj në Facebook në fund të janarit.
Tani e tërhequr nga mafia, ajo e paraqet vetën si një nënë të respektueshme, e cila qëndron në shtëpi. Për një kohë, qeveria britanike madje e ka mbështetur financiarisht, pasi që duhej të kujdesej për nënën e saj të sëmurë. Në moshën 42 vjeçare, Marisa ende është mjaft e bukur.
Për vite me radhë, ajo udhëhoqi biznesin familjar, në bashkëpunim me të atin, duke e vizituar në vazhdimësi në burg, për të planifikuar hapat e mëtutjeshëm të klanit. Të qenit nënë, thotë ajo, u dëshmua të jetë një gjë e dobishme: ajo mund të fshehte paratë nga policët e korruptuar në rrobat e foshnjës së saj, pikërisht ashtu siç kishin bërë prindërit e saj, kur ajo ishte ende foshnje. Megjithatë, në fund ajo u tradhtua nga familja e saj. Pasi që tezja e saj Rita u arrestua në vitin 1993, ajo pranoi të dëshmojë për shtetin dhe të dëshmojë kundër të afërmve të saj. Rreth 100 persona u arrestuan pas dëshmisë së Ritas, ndërsa Marisa, e cila u zotua se do të hakmerret, u arratis në Angli, duke u fshehur në shtëpinë e nënës në Blackpool.
Ajo sot shpreh pak pendim për atë që ka bërë ajo dhe familja e saj, edhe pse shtegtimi i saj jetësor ka qenë i përgjakshëm. Marisa është femra e cila hyri në brendësi të Ndranghetas, një nga sindikatat më të dhunshme dhe më të suksesshme në botën e krimit.
Ndrangheta, e cila ka rrënjët në Kalabri, gjatë viteve të fundit është shndërruar në klanin më të fuqishëm mafioz në Itali dhe besohet se ka një qarkullim vjetor prej 60 miliardë euro, dyfish më të lartë se klani tjetër mafioz, Cosa Nostra.
Edhe pse Ndrangheta vjen nga jugu i Italisë, kjo organizatë është e pranishme edhe në veri të Italisë, para se gjithash në Milano, e gjithashtu edhe në Spanjë, Gjermani, Kanada, Australi dhe Amerikën Jugore.
“Gjatë viteve të fundit është shtuar numri i femrave, në pozita të rëndësishme brenda Ndranghetas: numri i tyre në proceset gjyqësore kundër mafisë po shtohet vazhdimisht”, thotë Nicola Gratteri, prokuror nga Kalabria.
Për brutalitet është njohur edhe gjysha e Marisas, Maria Serraino, e cila është një prej femrave të para në Itali që është dënuar me burg të përjetshëm, nën akuzat për vrasje dhe krime tjera.
“Gjyshja ime nuk u bë mafioze, ajo lindi si e tillë. E kishte në gjak, siç e kisha edhe unë”, rrëfen Marisa.
La Singora Maria, siç e quanin njerëzit gjyshen e saj, lindi fëmijën e saj të parë, babanë e Marisës, Emilio Di Giovine, në moshën 16 vjeçare, e më pas ajo lindi edhe 11 fëmijë tjerë. Shumë anëtarë të familjes filluan të konsumojnë drogën, por Emilio, babai i Marisës i rezistoi drogës dhe në vitet e 60-ta u takua me Patin, një femër angleze nga Blackpooli. Marisa lindi në Milano, ku babai i saj kishte filluar biznesin. Edhe pse Pat kishte një jetë të mirë në Milano, ajo vendosi ta kthejë vajzën e saj prapa në Blackpool, për të zhvilluar aty një jetë më normale.
Babai i saj u arrestua në vitet e 80-ta dhe u arratis disa herë nga burgu. Marisa kishte vetëm 13 vjet, kur vizitoi të atin e saj për herë të parë në burg. Në moshën 17 vjeçare, ajo la shkollën, u grind me nënën dhe u arratis në Itali, ku filloi të takohet më shpesh me të atin dhe miqtë e tij.
Në vitin 1991, Marisa u martua në Milano me shokun e të atit të saj, Bruno Merico, gjithashtu një mafioz me nam. Martesa u tyre gjatë gjithë kohës u vëzhgua nga policia.
Me babanë e saj që nuk ishte i pranishëm, Marisa gjithnjë e më shumë u përfshi në biznesin e familjes. “Detyra ime ishte që të nxirrja paratë jashtë vendit, për të paguar drogën. Ne u bëmë shumë të pasur. Unë isha i vetmi njeri, në të cilin babai im kishte besim”, rrëfen Marisa.
Në vitin 1992 babai i saj u kap sërish dhe ishte ky momenti, kur Marisa mori përsipër kryesimin e familjes.
“Isha e detyruar të ndërhyja, ngase përndryshe çdo gjë do të ishte shkatërruar. Askush nuk më detyroi, por e ndija vetën të obliguar”, thotë ajo.
Marisa drejtoi klanin me ndihmën e shokëve të babait dhe në vazhdimësi përcillej nga tre persona të armatosur. Në ndërkohë u hartua plani për të nxjerrë babanë e saj nga burgu. Marisa bleu një helikopter, për të organizuar arratinë. Megjithatë policia ishte informuar për planin dhe aksioni dështoi. Marisa vendosi të fshihej në shtëpinë e nënës në Blackpool. Megjithatë, në vitin 1994 ajo u arrestua me pesë vjet burg në Itali, nën akuzat për shpërlarje parash dhe trafikim të drogës.
Pas vuajtjes së dënimit në Britani, Marisa u dërgua me pranga në Itali, ku u dënua më 10 vjet burg, nën akuzat për përfshirje në aktivitete mafioze. Megjithatë, avokati u ankua ndaj vendimit dhe Marisa u lirua. Ajo u rikthye në Britani, për të vazhduar tashmë një jetë normale, siç thotë Marisa.