United Hospital

Prin PDK, pasojnë, LDK, VV, AKR dhe AAK

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Derisa afrohet 8 qershori, dita kur do të përcaktohet skena e re politike në vend, një sondazh tjetër i besueshëm ndërkombëtar që ka arritur ta shohë gazeta Tribuna e vë sërish si lidere Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Sondazhi i realizuar në fund të muajit maj e pozicionin PDK-në me 31.2%, apo 5.7% më shumë se partia e dytë e që është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Partia e Isa Mustafës, sipas këtij sondazhi, në zgjedhjet e 8 qershorit pritet të ketë 25.5% të votës së përgjithshme.

Në vendin e tretë renditet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 14.3%, derisa Aleanca Kosova e Re (AKR) pozicionohet si forca e katërt në vend më 9%. Pas partisë së Behgjet Pacollit vjen Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 8%.

Mobi Casa

Iniciativa Qytetare e themeluar nga ish-zyrtarët e lartë të PDK-së, Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi, sipas këtij sondazhi, nuk do të mund ta kalojë pragun zgjedhor prej 5%. Nisma pritet të ketë jo më shumë se 2.5%.

Sipas këtij sondazhi, 4.9% do të marrin të tjerët, derisa 4.6% e respodentëve kanë thënë se mbesin të papërcaktuar deri në ditën e votimit, derisa është vërejtur një përqindje e madhe e respondentëve që ndonëse në përgjigjen e parë kanë dhënë preferencën e tyre, kur janë pyetur nëse do të donin një ofertë edhe më të mirë politike, kanë reaguar pozitivisht…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.