Fundamenti

Prin Gjermania me remitanca

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Bashkatdhetarët nga vendi më i fuqishëm evropian – Gjermania, vazhdojnë ta mbajnë vendin e parë me dërgesat në Kosovës pavarësisht lëkundjeve ekonomike që po ndodhin në eurozonë. Ndërkaq, ata nga Austria dhe Belgjika i kanë pakësuar dërgesat e tyre.

Megjithatë, në përgjithësi, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), në gjashtëmujorin e parë të këtij viti remitancat kanë shënuar rritje për 4.2%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Zëdhënësi i BQK-së, Besnik Kada ka njoftuar se deri këtë periudhë kohore remitancat kanë arritur në 272.4 milionë euro.

Eco Higjiena

“Të dhënat aktuale që BQK i ka në dispozicion janë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2013 dhe sipas këtyre të dhënave, vërehet një vazhdimësi në trendin e rritjes së remitancave”, ka thënë Kada. Ai ka sqaruar edhe për nivelin e remitancave nga vendet nga vijnë që, sipas tij, vendet prej nga më së shumti kanë ardhur remitancat janë Gjermania me 33% dhe Zvicra me 26%, pasuar nga Italia, Austria Belgjika, SHBA, secila me nga 6% e më pak.

“Sa i përket remitancave nga vendet individuale, të dhënat tregojnë se ato janë rritur nga Gjermania ndërsa nga Zvicra kane mbetur në nivel pothuajse të njëjtë. Rënie kanë pësuar remitancat nga Austria dhe Belgjika, por se këto dy vende paraqesin pjese të vogël të gjithsej remitancave”, ka thënë Kada. …(Tribuna).