RCCOLA

Prill – DITA E TOKËS, Ç’farë është Toka?

/ 1 minutë lexim

Nga Ujmir Krasniqi – Një ëndërrimtar do të thoshte se Toka është vendi më i bukur në Univers, e cila ka dhuruar çdo gjë pa kushte! Një njeri pa ndjenja do të thoshte se është një materie e përbërë nga dheu, uji dhe gjallesat e tjera që jetojnë në të! Një realist do të thoshte se Toka është shtëpia dhe burimi i vetëm i ekzistencës së njerëzimit dhe gjitha gjallesave tjera të cilat jetojnë në të!

Por si do që të jetë gjithsecili e di se sa i rëndësishëm është Planeti Tokë. 22 Prilli është vetëm një datë që na përkujton se duhet ta duam Tokën, sepse e ardhmja e saj është në duart tona, por ne 22 Prillin duhet ta kemi çdo minutë, orë, apo ditë. Kurrë nuk është vonë! MENDO, VEPRO, SHPËTO.

Mobi Casa

T`i japim mundësin Tokës të buzëqesh nga puna dhe kujdesi jonë për të.

Ujmir M. KRASNIQI – Ekolog