Uji Dea

Prijnë gjykatat për ankesa

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Sipas raportit të Ombudspersonit në Gjilan në ankesat e regjistruara në këtë institucion nga ana e qytetarëve prijnë gjykatat, komunat dhe ministritë. Vetëm në periudhën janar – dhjetor 2012, 62 raste janë të hapura për hetim tha Shemsedin Mustafa.

Ankesat e regjistruara në Institucionin e Avokatit të Popullit Zyra Rajonale në Gjilan, në periudhën janar-dhjetor 2012 kapin shifrën e 229 ankesave , prej tyre 62 raste të hapura për hetim, 158 ankesa të papranueshme dhe 9 ankesa janë në pritje për shqyrtim.

Shemsedin Mustafa këshilltarë ligjor në këtë institucion tha se ankuesit sipas komunave janë Gjilani me 34 ankues, Vitia me 11, Kamenica me 5, Ferizaj me 4, Novobërda me 3 dhe Kllokoti me 2 ankesa.

Uji Dea

Sipas raportit qytetarët më së shumti kanë bërë përgjegjëse palët duke filluar nga gjykatat ku janë evidentuar 26 raste, pastaj komunat me 16 ankesa, Ministritë / Administrata 11, të tjerat 7, ndërmarrjet publike 3 , policia 1 dhe AKM 1.

Kurse në komunën e Gjilanit gjatë vitit 2012, janë hapur 22 raste hetimi kundër këtyre autoriteteve publike: Komuna e Gjilanit – Kuvendi Komunal në Gjilan, janë hapur 5 raste, Drejtoria për Arsim 2 raste, Gjykata e Qarkut në Gjilan 2 raste , Departamenti i Administratës Pensionale në Gjilan 1, Drejtoria për Administratë të Përgjithshme 1, Gjykata Komunale në Gjilan 7, KEK-në Gjilan, 1 , Kompania rajonale e mbeturinave Higjiena 1 , Policia e Kosovës në Gjilan 1 dhe Qendra e Paraburgimit 1 rast ./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.