RCCOLA

Pёrgjigje njё homo dёrdёllitisi!

/ 5 minuta lexim
RCCOLA

Nga Nuhi Ismajli- Reagim në shkrimin: “E artë është ajo Qeveri që i trajton njësoj qytetarët e vet”, të N. Rapucës, në: www.rajonipress, më 19. 9. 2012.

Është një rregull e artë, veçmas për ata që merren me shkrime, e cila thotë: “Mos u mundo ta bindesh budallanë me fjalë”. Frang Bardhi ynë, në një proverb të tij, afërsisht e shpreh një urtësi të tillë, në proverbin: “Nji njeri qi ka shumë fjalë, nji i shurdhët e mund.”

Kur fillova dialogun me “pushtetarin”, Nazmi Rapucën, nuk i kam marrë parasysh fare porositë e thënieve të mësipërme, sepse nuk më ka shkuar fare mendja se pushtetari ynë i sotëm gjendet bash në atë gjendje të tillë, siç po e dëshmon N. Rapuca vetveten. Jo. Kemi menduar se, së paku, kur i flitet njeriut shqip për një gjë, është në gjendje të ndalet, të kuptojë diçka dhe t’i bindet arsyes.

N. Rapucën nuk e gjeta në radhën e atyre që kuptojnë. Ky i “gjithëditur” dhe “esksperti” i shumë fushave, pohon, se: “Duhet sqaruar për opinionin e gjerë, faktin, se unë as nuk jam marrë e as po merrem me problemet e arsimit” e, megjithatë, vazhdon të shkruajë letra pa asnjw vlerë shoqërore, po që atij i shërbejnë për të treguar atë që të gjithë e dinë: ritualin e përulësisë së pushtetarit të mjerë.

Ne nuk kemi asnjë interes që të merremi me llomotitjet e N. Rapucës, i cili nuk i përmbahet temës. Ne e kemi trajtuar një problem që ka të bëjë me arsimin, një problem pedagogjik e psikologjik: problemin e të drejtës së fëmijës për të vijuar mësimet te mësuesi-ja dhe në paralelen ku ai do.

Kërkesa ime ka qenë që ky problem të shikohet nga aspekti pedagogjik dhe psikologjik. Le të thuhet se a është bërë sivjet regjistrimi i fëmijëve në klasën e parë, në pajtim me kërkesat pedagogjike e psikologjike. Kjo është çështja dhe shkrimet e mia kanë të bëjnë me këtë problem. Pushtetin, i cili vendosi norma për çështjen e regjistrimit të fëmijëve në klasën e parë, unë e shikoj nga aspekti i kërkesave pedagogjike e psikologjike.

N. Rapuca, thotë se mënyrën e regjistrimit të sivjemë të nxënësve të klasës së parë të fillores, “në mënyrë korrekte e me kompetencë” e paskan “bërë ekspertët e fushave të ndryshme të arsimit”, madje, si thotë N. Rapuca, e paskan “bërë ekspertë” që “janë larg më ekspertë se unë e t`i z. Ismajli, se atë e paskan bërë eprorët e mi etj.

Kush qenkan ata ekspertë, të cilët, unë nuk kam pasur rast t’i njoh deri më sot?! Me se qenkan ata me ekspertë se unë?! Me se e dëshmojnë ata se janë më ekspertë se unë?!

Cilat janë veprat me të cilat ata e dëshmojnë se janë ekspertë dhe me ekspertë se unë?! A është ekspert ai që kërkon mënyrën e regjistrimit të nxënësve të klasës së parë, siç u bë sivjet?!

KKVITI

A janë ata ekspertë, që po punojnë “me kompetencë” edhe eprorët e mi, kur unë nuk kam asnjë epror përveç mendjes dhe dinjitetit tim?

Pra, nëse janë diku ata ekspertë, le të dalin, t’i njohim, të dëgjojmë fjalën e tyre prej ekspertësh dhe le të tregojnë se sa janë trajtuar në pikëpamje pedagogjike fëmijët që u regjistruan sivjet në klasën e parë?

Sa pёr “ekspertin e gjithёdijshёm”, N. Rapucёn, i cili del publikisht e pohon se: “Duhet sqaruar për opinionin e gjerë, faktin, se unë as nuk jam marrë e as po merrem me problemet e arsimit” dhe, megjithatë, prapё merret me çështjet e arsimit, nuk presim ndonjё pёrgjigje pёr pyetjet e mёsipёrme.

Sipas shkrimit, ai nuk del tjetёr veçse një kuadër i rrejshëm e me shumë diploma. Ndryshe do të arrinte t’i kuptonte drejt ato që unë i kam thënë në shkrimin tim. Unё nuk kam krahasuar arsimtarin me asgjё tё keqe. Ёshtё N. Rapuca ai qё arsimtarin e barazon e krahason me çdo gjё. Kush ka pёrcjellё shkrimet e mia e di se nё ç’mёnyrё kam folur pёr arsimtarin.

Unë nuk kam injoruar asnjë profesion. Por, kam thënë atë që kanë thënë të urtët: secili le të jetë i mirë në fushën e vet.

N. Rapuca nuk arrin ta kuptojë se edhe pemëtaria edhe pedagogjia nuk shkojnë bashkë. As të punosh në arsim, nuk domethënë se je njohës i mirë i arsimit. Njohuritë e mia pedagogjike i kam fituar gjatë dyzet vjetёve, kurse mendimet për problemet e arsimit ka më tepër se tridhjetë vjet që i shpreh publikisht.

Dialogu për çështje të arsimit ёshtё i dobishёm dhe duhet t’i jepet hapёsirё kur bёhet nga ekspertёt dhe jo kur me tё merren edhe ata, si N. Rapuca, qё vetё, pёr vetveten pohojnё se “…unë as nuk jam marrë e as po merrem me problemet e arsimit.”!!!

Nё kёtё rast shtrohet pyetja, çka pёrzihet qifti i N. Rapucёs nё çёshtjen e arsimit!? Vetëm pse ka kohë të lirë, pasi nuk merret me profesionin e tij, malet janё prerё e djegur dhe, mbase, nuk ka mё dru tё konfiskuara pёr të shitur…?!

Nëse ai ka kohë, le të vazhdojë me llomotitjet e tij të pafund!