Prezantohet Vajushi
Më në fund, Chievo e ka prezantuar përforcimin e janarit, shqiptarin Armando Vajushi. Vrapim driblim dhe talent në të majtë. Përfaqësuesi shqiptar premton se do të ‘rritet’ shpejt dhe se do të jetë i gatshëm për Serie A. Ai iu bashkua Chievos gjatë afatit kalimtar të janarit nga ekipi Lovec në Bullgari, shkruan Zëri.
“Më pëlqen të luaj në krahë, por mund të luaj edhe prapa sulmuesve”, e prezantoi fillimisht veten Vajushi. “Serie A është e komplikuar, por po punoj maksimalisht për ta kuptuar kampionatin tuaj sa më shpejt të jetë e mundshme dhe të jem i dobishëm dhe në dispozicion të Chievos”, deklaroi Vajushi, i cili e ka idol Eden Hazardin e Chelseat. /Zëri/


