Eko Higjiena

Prezantohet projekti kapital që kap shumën mbi 12 milion euro

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Është prezantuar sot në Viti, projekti kapital që parasheh furnizimin me ujë të pijes, rregullimin e kanalizimit, trajtimin e ujërave të zeza, rregullimin e shtratit të lumit Morava përgjatë gjithë territorit të komunës së Vitisë, si dhe shtruarjen e rrugëve fushore së bashku me shtegun e çiklistëve përgjatë lumit Morava.

Ky prezantim i projektit që e ka iniciuar kryetari i komunës Sokol Haliti është bërë para këshillit të drejtorëve, zyrës për infrastrukturë etj. Fillimisht drejtori për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim Ibrahim Rama, ka njoftuar për rendësin e këtij projekti që do ta ketë komuna e Vitisë dhe që do të jetë zgjidhje adekuate për komunën e Vitisë.

Projekti që ka një kosto prej mbi 12 milion eurosh, pritet të implementohet përmes një kredie që do të shërbej për furnizim me ujë të pijes, trajtimin e ujërave të zeza duke përfshirë edhe impiantin, trajtimin e ujërave sipërfaqësore-atmosferike, rregullimin e shtratit të Lumit Morava nga fshati Shushtë e deri në Budrigë, si dhe shtrimin e rrugëve fushore.

Uji Dea

Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka theksuar se Komuna e Vitisë e ka një pëlqim me Ministrin e Financave për fillim të negociatave që të nisë procesi i aplikimit pranë Ministrisë së Financave të Austrisë, lidhur me programin Soft Leon.

Në prezantimin e p[projektit nga përfaqësuesi i kompanisë “Pro Ing” Kujtim Zena, u tha se parashihet që ky furnizim të bëhet nga fshati Korbliq, ku edhe do të bëhet edhe stacioni i filtrimit përmes një sistemi të ri që është shumë efikas, e gjithashtu të ndërtohet fabrika për përpunimin e ujit në atë zonë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.