Fundamenti

Pretenin s`e kontrollon askush

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

AKK asnjëherë nuk ka dhënë llogari para Komisionit për Legjislacion, kur ka publikuar prejardhjen e pasurisë së zyrtarëve të saj. Ajo gjithmonë i ka publikuar ato direkt e në faqe zyrtare, pa u filtruar nga askush. Hasan Preteni, drejtor i AKK, mendon se kur diçka bëhet publike, atëherë nuk ka nevojë për t’u dërguar në komision. Derisa zyrtar nga IKD thonë se një institucion si AKK që vet mat e vet prenë, nuk është asgjë tjetër pos konflikt interesi.

Kontrollin që u bëjnë të tjerëve, nuk lejojnë t’ua bëjnë atyre. Janë këta zyrtarët e Agjencisë Kundër Korrupsionit, të cilët deklarimin e pasurisë e bëjnë publike direkt në uebsajt.

Filtrimi i deklarimit të tyre, nuk bëhet prej askujt edhe pse këtë e kërkojnë Komisioni për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës, i themeluar nga Kuvendi i Kosovës për mbikëqyrje të drejtpërdrejtë të kësaj agjencie.

Madje kjo është e përcaktuar edhe me ligjin për Agjencinë Kundër Korrupsionit. Ligji thotë qartë se ky komision “kontrollon dhe mbikëqyr pasurinë e deklaruar nga zyrtarët e lartë të Agjencisë dhe rastet e konfliktit të interesit në pajtim me rregullat dhe procedurën e paraparë me ligje të veçanta”.

Pavarësisht krejt kësaj, është Hasan Preteni, drejtor i AKK’së, ai që mendon se edhe përkundër se e kërkon ligji, ai dhe asnjë tjetër zyrtar i agjencisë që e udhëheq, nuk ka nevojë që deklarimet e pasurisë së tyre t’i kontrollojë askush.

“Deklarimet tona janë publike, çka duhet me dërgua ne Komision?”, ishte përgjigja e Pretenit për Express.

Kjo pasi Preteni thotë se prej vitit 2008, koha nga e cila agjencia i ruan te gjithë formularët, asnjëherë nukka pas diferenca ne mes formularëve te plotësuar dhe atyre që agjencia e tij i ka publikuar.

“Por jam i gatshëm që publikisht ofroj gatishmërinë time qe secilit autoritet, secilit medium, secilit gazetarete ju ofroje dëshmi për te gjitha ato se çka kame deklaruar”, ka thënë Preteni, i cili sqaron se edhe pse ligjërisht nuk është e caktuar që ai t’i ndërmerr këto hapa, është gatshëm qe te ofroj dëshmi për prejardhjen e pasurisë së deklaruar.

Uji Dea

“Kontrolli vlen për te gjithë te punësuarit ne agjenci.Për ata qe e kane për obligim deklarimin e pasurisë”.

E anëtar të Komisioni për Legjislacion e dinë mirë se problemi i raportimit të AKK’së tek ata nuk ndodh ashtu siç edhe do të duhej të ndodhte bazuar në ligj. Por ata e kanë një shpjegim për këtë.

Arben Gashi, kryetar i këtij komisioni thotë se deklarimi i pasurisë dhe kontrolli ndaj agjencisë që udhëhiqet nga Hasan Preteni është çështje jo e precizuar mirë në ligj prandaj edhe nuk kanë kontroll ndaj AKK’së. “Prandaj edhe ka nevojë për ndryshime të cilat pritet të dërgohen në Kuvend për miratim”, thotë Gashi.

Por është dikush tjetër që mendon se pavarësisht precizimeve, zyrtarët e agjencisë që është e destinuar ta luftojë korrupsionin do të duhej që vullnetarisht të raportonin në komision.

Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se mbikëqyrja e punës se dhe llogaridhënia e Agjencisë Kundër Korrupsionit në vazhdimësi ka qenë problematike.

“Në mungesë të një kontrolli të tillë, Agjencia mund të shndërrohet në një institucion me fuqi absolute, e cila fuqi gjithsesi se të korrupton”, pohon Musliu.

Andaj, sipas tij agjencia duhet të lërë anash arsyetimet dhe të jetë proaktive që të kryej procedurat burokratike dhe të dorëzoj sa më parë formularët e zyrtarëve të saj tek anëtaret e Komisionit për Legjislacion para publikimit te tyre. “Sepse nëse AKK është institucioni që vet mat e vet prenë pa mbikëqyrjen e askujt, atëherë nuk ka logjikë tjetër përveçse kemi të bëjmë me konflikt interesi”.

Deklarimet tona janë publike, çka duhet me dërgua ne Komision?”./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.