ARKATANA

Preteni: Jemi agjenci antikorrupsioni, jo postierë letrash

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka dërguar rekomandimet për ndryshimin në Ligjin për Deklarimin e Pasurisë së Zyrtarëve, por deri tash ato nuk janë marrë parasysh nga partitë politike. Drejtori i AKK-së, Hasan Preteni, ka deklaruar për Telegrafin se kanë kërkuar më shumë kompetenca për Agjencinë me qëllim të hetimit të prejardhjes së pasurisë dhe kërkesës që edhe anëtarët madhor të familjes së zyrtarit të deklarojnë pasurinë.

AKK ka kërkuar po ashtu që të rishikohet mundësia që të ketë sanksione administrative dhe penale për ata që nuk e zbatojnë ligjin. Preteni ka shpjeguar se kanë propozuar edhe disa ‘finesa’ tjera, por duke mos e ndryshuar bazën e ligjit në fuqi.

“Për befasinë tonë ky amendamentin i këtij Ligji ka marrë një kahje të pajustifikueshme. Janë propozuar disa masa që ka rrezik të ndikojnë dukshëm për zvogëlimin e transparencës dhe llogaridhënies. Janë propozuar disa detyra shtesë për Agjencinë, por që të gjitha të karakterit administrativ. Nëse ky variant kalon duhet të angazhojmë zyrtarë vetëm për të kopjuar material dhe për të distribuuar ‘letra’ tek mekanizmat tjerë”, ka thënë Preteni.

Ai ka theksuar se definitivisht duhet të bëhet një analizë më e detajuar dhe që në fund të ketë një ligj të mirë, modern dhe funksional në shërbimin të qytetarëve të vendit.

FIDANISHTJA

“Gjatë këtyre viteve sa janë bërë publik formularët e deklarimit të pasurisë nuk është evidentuar asnjë incident, kanosje, kërcënim, shantazhim. Atëherë pse të ndryshohet kjo qasje. Pse qytetari të mos ketë informacion për pasurinë e atyre që betohen se do të punojnë për interesin e përgjithshëm, pse të barrikadohen para qytetarëve”, ka theksuar Preteni.

Sipas tij, në luftën kundër korrupsionit arrihet sukses nëse ka më shumë transparencë dhe llogaridhënie. “Njëri prej definicioneve të korrupsionit është edhe ky: Ekzistimi i monopolit pa transparencë dhe pa llogaridhënie është baras me korrupsion”, ka thënë Preteni.

Kohëve të fundit ka pasur vlerësime se përfaqësuesit e të gjitha partive politike janë bërë bashkë për bërë ndryshime në këtë ligj, duke mundësuar fshehjen e formularëve që zyrtarët e lartë i dërgojnë në Agjencinë Kundër Korrupsionit. /A. Fazliu/ Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.