UBT

Preteni i fsheh “supermenët” e Qeverisë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Shefi i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, nuk po tregohet i gatshëm t’u tregoj qytetarëve se kush janë zyrtarët e lartë të Qeverisë të cilët nga viti 2008 e deri tani janë bërë milionerë.

Për më tepër, ai po refuzon të tregojë se kush janë edhe 6 zyrtarët që punojnë nëpër pesë vende të punës njëkohësisht dhe marrin paga nga buxheti i Kosovës, shkruan “Tribuna”.

Të mërkurën, Hasan Preteni dhe stafi i tij në AKK, gjatë gjithë ditës nuk janë përgjigjur as në telefonat mobilë, por as në ata të zyrës.

UBT

Por institucioni i cili e ka emëruar në pozitën që mban në AKK, Kuvendi i Kosovës, të mërkurën e ka parë me shqetësim atë që e ka thënë Preteni gjatë prezantimit të raportit vjetor të punës së Agjencisë.

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka pyetur i habitur se si mund një zyrtar shtetëror të ketë deri në pesë vende të punës dhe të jetë në gjendje t’i kryejë me sukses të gjitha.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.