Eko Higjiena

Preteni e quan Qerimin shkelës të ligjeve dhe të institucioneve

/ 1 minutë lexim

Ejup Qerimi, kryeshef i Postës dhe Telekomit të Kosovës dhe anëtar i Bordit të Trustit është shembulli më i keq se si duhet të veprojë një zyrtar për drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni.

Për të kryeshefi i PTK-së është person që nuk i respekton ligjet e as vendimet e institucioneve të Kosovës.“Ky zyrtar i lartë (v.j. Ejup Qerimi) është shembulli më i keq se si nuk duhet të veprojë një zyrtar. Nuk e respekton legjislacionin në fuqi, nuk i respekton vendimet e institucioneve, mjerim”, ka thënë Preteni në një përgjigje përmes sms-ve për “Kohën Ditore”.

Eco Higjiena

Ai ka thënë se Agjencia Kundër Korrupsionit është organi i vetëm që vendos për një status se a është konflikt apo jo.

“Agjencia është organi i vetëm që vendos për një status se a është konflikt apo jo…Gjykata për Kundërvajtje e ka dënuar për mosrespektim procedurash”, ka thënë ai. Preteni ka thënë se është Qerimi ai që po luan me reputacionin e një kompanie profitabile.