ARKATANA

Presioni amerikan zhbllokon KQZ-në

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidenti Thaçi pas një “urdhri” që mori dje nga Ambasada Amerikane nesër do ta bëjë emërimin e anëtarëve të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pikërisht në përvjetorin e parë të bllokadës së KQZ-së Thaçi do t’ia dhurojë funksionin këtij organi, shktuan sot Gazeta “Zëri”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër do të nisë ta kryejë funksionin e tij. Saktësisht pas një viti bllokadë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur që nesër të bëjë dekretimin e anëtarëve të rinj të këtij organi dhe ta funksionalizojë punën e KQZ-së.

Mobi Casa

“Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës njofton se pas përmbylljes së të gjitha procedurave dhe kompletimit të lëndëve me informacionet e kërkuara shtesë këtë javë do të emërohen anëtarët e rinj të KQZ-së. Anëtarët e rinj të KQZ-së, të enjten, më 28 mars 2019, do ta bëjnë betimin para presidentit Thaçi”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentit, shkruan më tutje “Zëri”.

Kjo deklaratë e Zyrës së Presidentit erdhi pak kohë pasi Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkoi nga Hashim Thaçi që menjëherë t’i emërojë përfaqësuesit e partive politike në KQZ, në mënyrë që ky institucion t’i kthehet punës normale.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.