UBT

Presidentja, thirrje partive për të gjetur zgjidhje

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gati tre muaj nga zgjedhjet e 8 qershorit, partitë ende nuk po mund të bien dakord rreth krijimit të institucioneve të reja.

Edhe pse Gjykata Kushtetuese konkludoi se pati shkelje gjatë seancës konstituive të 17 korrikut, partitë politike nuk ndryshuan qëndrimet rreth saj.

Tash në prag të mbajtjes së kësaj seancë, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të angazhohen për të gjetur zgjidhje për konstituimin e Kuvendit.

Në përgjigje përmes postës elektronike, Arbër Vllahiu, zëdhënës i presidentes Atifete Jahjaga, është shprehur se:

Presidentja Jahjaga, që prej fillimit të mandatit të saj, ka luajtur rolin e faktorit të unitetit dhe të garantuesit të funksionimit demokratik të institucioneve. Në zbatim të mandatit të saj kushtetues, Presidentja ka lehtësuar edhe takimet e mëhershme të liderëve politikë në Kosovë, në përpjekje për të siguruar funksionimin kushtetues te institucioneve. Në çdo rast, Presidentja Jahjaga, në kuadër të kompetencave të saj kushtetuese do të garantojë unitetin e popullit në vend. Në veçanti, në rast të rrezikimit të funksionimit të institucioneve dhe të proceseve nëpër të cilat po kalon vendi, nuk përjashtohet mundësia që Presidentja Jahjaga të lehtësojë diskutimet me forcat politike, gjithnjë duke ruajtur pavarësinë dhe autonominë institucionale`

FIDANISHTJA

Por, a ka afat ligjor brenda të cilit seanca duhet të mbahet? Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, përmes postës elektronike, tha se në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, nuk është përcaktuar afati për vazhdimin e seancës konstituive.

I pyetur për nënshkrimin e 40 deputetëve me të cilin partitë e Bllokut do të kërkonin seancë, nëse këtë nuk e bën deputetja e PDK-së, Flora Brovina, sekretari i Kuvendit tha se duhet referuar gjithashtu Aktgjykimit te Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkaq përfaqësuesit e bllokut LDK-AAK-NISMA, thonë se nëse PDK-ja nuk i përmbahet afatit, ata njëanshëm përmes 40 nënshkrimeve të deputeteve do ta thërrasin seancën konstituive.

Gjithçka mbetet të shihet në ditën edhe kur do të caktohet vazhdimi i seancës konstituive./Rtk/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.