Presidentja të veprojë ose të tërhiqet!

Janë bërë më shumë se tri javë që kur presidentja e vendit Atifete Jahjaga ka filluar përpjekjet e saj për dalje nga kriza politike në të cilën është futur vendi, që nga zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit. Ajo ka mbajtur më shumë se pesë takime me liderët e partive politike pjesëmarrëse në Kuvend, me qëllim të lehtësimit të dialogut mes Bllokut LVAN dhe PDK-së për arritjen e një marrëveshjeje për krijimin e institucioneve të reja, por deri më tani pa ndonjë rezultat.
Presidentja përveç që nuk ka arritur të ofrojë një zgjidhje për dalje nga kriza, ajo ende nuk i ka ulur në një tavolinë të gjithë liderët politikë, për të kërkuar nga ta ofrimin e një zgjidhjeje. Njohës të çështjeve politike dhe juridike, vlerësojnë se presidentja duhet të pranojë se e ka të pamundur t’i bindë liderët e partive për arritjen e një marrëveshjeje. Ata thonë se nëse deri në fund të kësaj jave, presidentja nuk sjell ndonjë rezultat, atëherë ajo duhet të tërhiqet.
Njohësi i çështjeve kushtetuese, Riza Smaka, thotë se edhe presidentja Atifete Jahjaga duhet ta ketë një limit kohor të bisedimeve me partitë politike. Sipas tij, nëse brenda kësaj jave presidentja nuk arrin të sjellë rezultat, atëherë ajo duhet të heqë dorë nga ndërmjetësimet…(Tribuna).