Presidentja s’mund të gjejë zgjidhje

Presidentja, Atifete Jahjaga, nuk pritet që t’i ulë në një tavolinë të përbashkët të gjithë liderët politikë, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për tejkalimin e krizës. Kjo për faktin, se ndasitë ndërmjet taborëve janë shumë të theksuara dhe nuk ka asnjë sinjal se palët mund të afrohen.
Ndërkohë, njohës të zhvillimeve politike vlerësojnë se është më se e nevojshme që para seancës së Kuvendit që është thirrur nga Blloku politik (VLAN), e para e shtetit t’i thërrasë në një takim të përbashkët të gjithë liderët politikë për të gjetur një zgjidhje rreth krijimit të institucioneve të reja.
Presidentja Jahjaga deri më tani ka ftuar disa herë në takime të veçanta të gjithë liderët politikë, por që nuk është shënuar asnjë përparim, për shkak të dallimeve të mëdha që ekzistojnë në mes PDK-së dhe katër subjekteve politike të koalicionit (VLAN)./zeri/