Haziri: Nuk votojmë bllanko për asgjë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se LDK-ja nuk ka votë bllanko për kryeparlamentarin dhe qeverinë e re.
Ai, pak para nisjes së seancës konstituive të martën, tha se pret që sot të konstituohet Kuvendi i Kosovës.
“Na e kemi tash e një kohë të konfirmume, të konstatume. Po presim sot që të konstatohet rezultati zgjedhor. Është në përgjegjësi të partisë së parë që të bëjë propozimin për kryetar të kuvendit. Partia jonë dhe partitë e tjera besoj janë të gatshme për të bërë propozimet e veta dhe konstituohen organet”, tha ai për Klan Kosova.
“Nuk ka situatë të tillë ku duhet të garantohet bllanko vota për gjithçka”, tha Haziri.