UBT

Presidentja pritet të jetë më e vendosur

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Presidentja Jahjaga duket se do të jetë më e prerë në veprime gjatë kësaj jave, pasi që është bërë e ditur se nesër ajo do t`i presë në tavolinën e saj propozimet e liderëve të partive politike.

Presidentja Jahjaga duket se do të jetë më e prerë në veprime gjatë kësaj jave, pasi që është bërë e ditur se nesër ajo do t’i presë në tavolinën e saj propozimet e liderëve të partive politike për daljen nga kriza institucionale. Ndërkohë, analistë politikë insistojnë në fuqizimin e rolit të presidentes në bazë të mandatit të saj që parashihet me Kushtetutë.

Presidentja e shtetit nesër do t`i presë në tavolinën e saj propozimet e liderëve të partive politike, ku përmes këtyre propozimeve synohet dalja nga bllokimi i situatës politike aktuale në Kosovë. Kështu mëson RTK nga burime të saj.

Por cilat janë zgjidhjet të cilat mund të çojnë në zhbllokimin e situatës në vend. Analisti Naim Rashiti thotë për RTK-në se Presidentja Atifete Jahjaga, tashmë ka vetëm një zgjidhje, dhe ajo, sipas tij, është takimi i përbashkët i të gjitha partive politike si dhe kryesuesja e seancës ta thërrasë seancën dhe të ketë debat të hapur.

“Jemi shume larg zgjidhjes, presidentja ka nje zgjidhje ti therras partit ne tavolin të filloj nesër PDK dhe Flora Brovina duhet ti therras partit për dakordim për seancë dhe kjo seancë te ketë agjend të hapur deri në zgjidhjen e situates poltike dhe blloku të pranoi të ulet me PDK-në për zgjidhje. Blloku pavarësisht mbledhjes se nënshkrimeve dhe qasjes nuk do të rrezikojnë me u futë në votim përseri. Flora Brovina duhet të therras seancën dhe të debatohet dhe blloku duhet të ulet me PDK-në ndryshe nuk ka zgjidhje.

Por në rast të dështimit të ndonjë marrëveshjeje, a mund ta shpie vendin në zgjedhje presidentja Atifete Jahjaga.

Uji Dea

“Presidentja e ka të drejtën kushtetuese pa e pyetur askëndë ta qoj vendin në zgjedhje. Këta të zgjedhur që janë deputet sot janë të zgjedhur përfaqësues dhe nuk janë të zgjedhur legjilativ dhe mu për këtë Presidentja mund të dergoi vendin në zgjedhje pa pyetur partitë politike”.

Ndërsa, analisti Shpend Kursani, thotë se ka disa zgjidhje që mund të bëhen për të dalë nga kriza aktuale politike.

`Janë disa zgjidhje për të dal nga kriza. Ose të gjindët një zgjidhje jashtë kushtetutes dhe atyre neneve ku kushtetuta është e pa drejtë sepse ne shumë raste kushtetuta është e pa drejtë ose zgjidhja tjetër mund të bëhëtn të lëshojnë pe njera palë ose PDK-ja ose Blloku ne disa instanca por duket se keta spo leshojne pe`.

Kursani daljen nga ky bllokim aktual e sheh edhe përmes dorëheqjes së Presidentes Atifete Jahjaga.

`Në qoft se presidentja po e shef që lideret nuk po mendoj për shtetin por për pushtetin athere presidentja mund të veproj si një shtetase duke mos mendu për pushtetin të jep vete dorheqje t`i ja lëshoj këtë post Isa Mustafës, të zgjidhet kryepalmentari i PDK-së dhe pastaj një konstalacion qeveritar të ja gjeje një pozit presidentës. Natyrisht që këto kalkulime poltike nuk i sygjeroj por nese presidentja deshiron zgjidhje athere si nje shtetase edhe ajo në baz të Kushtetutës mund të jap doreheqje`.

Zvarritja e ndërtimit të institucioneve të reja po i pengon edhe qytetarët, të anketuar nga RTK-ja.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.